100 vjet vizatimi shqiptar: 3 dhjetor me 5 janar 2015 ne GKA
Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë në sallën e Ekspozitave të Përkohshme ekspozitën “100 vjet vizatimi shqiptar”. Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA. Ato janë krijimtari e 46 artistëve. Atmosfera e saj, përpos shkaktimit të nostalgjisë për kohët dhe imazhet historike i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet krijuese të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore, ku dominojnë ato realiste.
Ekspozita “100 vjet Vizatimi shqiptar” sjell pamjen e selektuar mbi nxjerjen në pah të temave dhe emrave të artistëve. Ajo kryeson me polifigurën intelektuale tradicionale të Kolë Idromenos, si artisti i parë në krijimtarinë e gjinisë së vizatimit shqiptar. Harku kohor në të cilën përhapet atmosfera e ekspozitës nis me skicë ide të Idromenos të viteve 90-të shekullit XIX dhe mbyllet me vizatimin modern, ekspresivo-abstrakt të artistes Merita Selimi të viteve 90-të shekullit XX.
3 dhjetor, ora 19.00 ne GKA

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.