“Ditën që vdiqa, u ndjeva i gjallë”- botohen poezitë e Sokol Olldashit
Familja e Sokol Olldashit ka botuar një përmbledhje me poezitë e tij.
Pa asnjë pikë hidhërimi
Që kënaq veç hipokrizinë tuaj,
Ju njoftoj se unë kam vdekur.
E pikërisht në këtë çast,
Për herë të parë ndihem i gjallë,
Trup,
Real
Kjo është një prej poezive të Olldashit, e cila përqesh vdekjen, por dhe hipokrizinë e njerëzve në rast vdekjesh.
“Unë dhe Unë”- Poezi 2013 (botues “Gent-grafik”).
Kështu titullohet vëllimi poetik që del në libraritë e kryeqytetit, me autor Sokol Olldashin, raporton “Panorama”.
Kjo përmbledhje poezish, dedikuar jetës, dashurisë, dhimbjes, vetmisë, ndarjes, vdekjes, hipokrizisë, kotësisë, paraprihet nga një parathënie e shkrimtarit Dritëro Agolli.
Ai vlerëson shpirtin rebel të poetit, muzikalitetin e vargut edhe pse në shumicën e herëve ai është aritmik e ametrik.
Agolli ka thënë se ka pasur një njohje me familjen e Olldashit që në kohët kur Dashnor Mamqi ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.
“Poezitë m’i solli ime bijë, Elona. Më kërkoi t’i lexoja. Më pëlqyen”, thotë Agolli, i cili shprehet se ka qenë mik me Olldashin, pavarësisht bindjeve politike./b.l
Marrë nga gazetatema.net