Eklips total i Diellit, nesër në orën 10:30 në Shqipëri
Këtë të premte, më 20 mars, Evropa do të përjetojë një eklips total të Diellit. Edhe në Shqipëri pritet që të dallohet qartë eklipsi. Parashikohet që eklipsi total i Diellit do të nisë në orët e para të mëngjesit. Në Tiranë eklipsi pritet të shihet në orën 09:35. Maksimumi i eklipsit do të arrijë në orën 10:42 dhe gjithçka do të kthehet në normalitet në orën 11:52. E gjithë kjo do të zgjasë për 2 orë e 17 minuta.
Ngjarja vjen në një ditë me ekuinoksin pranveror dhe hëna do të mbulojë plotësisht Diellin në disa vende të veriut të Evropës, ku pritet që të shikohet mbulimi mbi 90% i tij. Eklipsi i 20 marsit është i nënti për shekullin e 21-të dhe një eklips i tillë do të përsëritet pas 19 vitesh e kështu me rradhë.
Padyshim që kurioziteti për eklispin do të jet mjaft i lartë, dhe dëshira për të bërë foto e aq më tepër një selfie do të jetë e madhe tek njerëzit. Por mjekët thonë se duhet patur kujdes pasi të shihni një eklips diellor pa mbrojtje të përshtatshme mund të shkaktojë verbëri. Syzet e diellit nuk duhet të përdoren për të parë eklipsin. Për të vëzhguar eklipsin është e nevojshme të mbani syze speciale të krijuara posaçërisht për të, dylbi të mbuluara me një filtër diellor ose mund të përdorni një teleskop diellor.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni te tilla foto me diellin ne sfond, pasi në këtë mënyrë do të dëmtoni sytë po aq sa edhe nëse fenomenin do ta shihnit me sy te lire.
Në Shqipëri siç u tha dhe më sipër eklipsi do të shihet në orët e mëngjesit, rreth 10:30. Në këtë rast këshillohet e veçanërisht për drejtuesit e makinave, të përqëndrohen tek timoni për të mos lejuar shkaktimin e incidenteve të mundshme, si pasojë e shpërqendrimit.