Nis edicioni i gjashtë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Ka nisur dje në qytetin e Pogradecit edicioni i gjashtë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për një javë, deri në 5 gusht, do të shfaqen në kinemanë e qytetit rreth 100 filma që janë në konkurrim.
Regjisori dhe njëkohësisht drejtori i festivalit Eno Milkani ka thënë se koncepti i festivalit ngelet po i njejti. Në konkurim do të jenë produksione nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Me mbi 20 produksione të shfaqura në ditë, me katër orare, 11:00; 17:00; 19:00 dhe 22:00, pjesëmarrësit konkurojnë në kategoritë e filmit të gjatë, filmit të shkurtër, dokumentar, filmit eksperimental dhe animacion. Vitin e kaluar fituesi i madh i festivalit ishte filmi shqiptar “Bota” me regji të Thomas Logorecit dhe Iris Elezit.
/m.g/