Teatri i lirë i Bjellorusisë: Duke ndërmarrë akte të guximshme
Për të gjithë ata që gjallojnë në sferat artistike, regjisorja Madeleine Sacklet sjell filmin “Dangerous Acts Starring the Unstable Elements of Belarus” i cili na con drejt Europës Lindore, në Bjellorusi, për të dokumentuar se si një trup aktorësh kanë ndërthurur materialin e jetëve të tyre në repertor- njëkohësisht duke kryer akte politike rebelimi ndaj syve vëshgues të despotit Lukashenko.
Ata kanë performuar në 42 shtete të botës dhe kanë marrë jo vetëm çmime por edhe suportin e aktorëve si Jude Laë dhe skenaristëve si Tom Stoppard. Sidoqofte vlerësimet e mëdha zbehen karshi ndarjes që kanë pësuar personazhet nga familja, ekzilit dhe situatës në mëmëdhe që përgjithësisht përkufizohet si “diktatura e fundit ne Europë”.
Sackler e strukturon filmin e saj të bazuar në vitin 2010 ku nisin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët po shpresonin që të sfidonin Aleksandër Lukashenkon dhe 16 vitet e regjimit të pandërprerë, por gjithçka përfundoi në dhunë ndaj popullsisë dhe dënimin e 10 kandidatëve që guxuan të jepnin një alternativë tjetër.
Për më shumë klikoni këtu
Ndiqni trailer-in e dokumentarit