5 propozimet e Blushit për socialistët
Si mund të mundet varfëria, si të luftohet analfabetizmi, si të mbrohet shtresa e mesme, si të shmanget rrejedhja e trurit ? Këto janë disa nga dilemat që ngre Ben Blushi në librin e tij « Letër një socialisti ». Lapsi.al e ka lexuar këtë platformë të mirfilltë politike dhe është ndalur pikërisht tek pjesa që na është dukur më interesantja. Tek kapitulli « Shqipëria » bëhet i cili jo vetëm jep sugjermime për një qeverisje më të mirë por duket mirëfilli si një program i majtë, ambicioz dhe koherent, për një Shqipëri krejt të ndryshme nga kjo që kemi prodhuar sot. Por çfarë propozon konkretisht kundërshtari i Ramës në PS ? Lapsi.al i ka marrë një nga një në sitë propozimet e Blushit. Ato fillojnë me atë që quhet:
Paketa e dinjitetit
Ja se çfare ve re Blushi: “Sipas statistikave të besueshme janë më shumë se 15 për qind e shqiptarëve të cilët jetojnë në kufirin e dinjitetit me më pak se 2.5 dollarë në ditë dhe gati nje e treta e popullsise ose 31.2% sipas Bankës Botërore, nuk arrin dot të kapërcejë kufirin e të ardhurave 5 dollare në ditë e thënë në mënyrë më direkte, një familje me 5 anëtarë disponon cdo muaj vetëm 90 mijë lekë të në total, ose afërsisht 18 mijë lekë për çdo pjesëtar, pra edhe nën nivelin e pages minimale” .
Pikërisht për këtë ai propozon: pagesën nga shteti, pra falas, të minimumit të domosdoshëm të energjisë elektrike për të gjithë ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. afërsisht 100 mijë familje, apo 400 mijë qytetarë që jetojnë me më pak se 40 dollare në muaj, ose rreth 40 lekë për person në ditë. Atyre duhet t’u sigurohet nga shteti ndriçimi, ngrohja dhe konsumi i televizorit. dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të varferit në jo më pak se 10 mijë lekë .
Rritja e pagës minimale me 50 %
Blushi vëren se në Maqedoni paga minimale për orë pune është 3.2 euro. Në Bullgari 3.7 euro. Në Kroaci 8.8 euro. Në Shqipëri ajo shkon maksimumi 1.5 euro në orë ose 54 për qind më e ulët se në Maqedoni. Prandaj ai propozon dyfishimin e saj : « Rritja e konsiderueshme me të paktën 50 për qind të pagës minimaledo t’i nxisë punëtorët të shtojnë konsumin dhe nivelin e tyre të jetesës si dhe do të rritë taksat për buxhetin e shtetit ».
Vëmendja për shtresën e mesme
Duke u nisur nga principi se « Padrejtesisht sot në Shqipëri taksohet më shumë mendja se kapitali. Më shumë ideja se pasuria. Më shumë puna se prona » Blushi bën thirrje për më shumë vemendje për shtresën e mesme (shiheni të plotë poshte idenë e tij për këtë). Ndaj ai propozon edhe rritje pagash për administratën : « Paga mesatare për orë pune në Europë është 24 euro për orë. Rritja e pagave per administratën privat, pagat mund të rriteshin menjëherë në masën 10 për qind vitin e parë, 10 për qind vitin e dytë dhe repektivisht 15 për qind në secilin nga dy vitet e tjera. Kjo rritje pagash e balancuar me një politikë më të kujdesshme fiskale, do të rriste me shpejtësi konsumin duke i dhënë dinjitet dhe duke forcuar shtresën e mesme të vendit që mbetet shtresa mbi te cilën ekperimentet e shpeshta kanë dhënë goditjen më të fortë ».
Arsimi i mesëm i detyrueshëm
I nisur nga parimi se: “Një shoqëri e paarsimuar është e destinuar të dështojë dhe të prodhojë varfëri, korrupsion dhe emigrim” Blushi arrin në përfundimin se: “Arsimi duhet konsideruar si ekonomi. Vetëm përmes ndryshimit në arsim ne mund të jemi konkurues në një rajon që sot investon pa përjashtim më shumë se ne në shkolla.Çdo vend i rajonit investon më shumë se 5 % të buxhetit në arsim, ndërsa ne kemi mbetur në kuotën 2.2-2.8 %. Kuota e detyrueshme e shpenzimeve në arsim duhet të jetë e detyrueshme jo më pak se 5 për qind”. Pikërisht për këtë ai propozon: “Sot katër fëmijë në dhjetë nuk shkojnë në shkollë të mesme. Familjet e varfëra dhe në nevojë sidomos në fshat nuk i cojnë fëmijët në shkollë të mesme për të kursyer kosto të tepërta ose për ti mbajtur fëmijët si ndihmës në punë. Është e domosdoshme që cikli i mesëm, pra gjimnazi në Shqipëri të bëhet i detyrueshëm.
Ndjekja e shkollës nuk duhet të konsiderohet një e drejte fakultative por një detyrim që cdo fëmijë dhe familje i ka shoqërisë. Prandaj detyrimi per shkuar në shkollë nuk është vetëm një e drejtë por edhe një detyrim i sanksionuar me ligj dhe i kontrolluar me ligj.
Ku do të dalin paratë?
Natyrisht, kjo është pikpyetja më e madhe e platformës Blushi. Po lekët ku do të gjenden për rreth 100 miliardë lekë më tepër që kërkojnë këto reforma? Ky është në fakt një debat ekonomistësh për të parë se sa i rrealizueshëm është. Porn ë mënyrën e tij, Blushi i ka dhënë përgjigje edhe kësaj pikpyetjeje në librin e tij (duhet lexuar e plotë kjo pjesë tek Letër një socialisti). Por ai nidet nga principi se:“Shpenzimet për paketën e dinjitetit, arsimin, dhe rritjen e pagave në sektorin publik nuk do vijnë nga rritja e taksave dhe as nga rritja e borxhit publik. Borxhi duhet të përdoret vetëm për investime ndërsa ekuilibrimi real i taksës progresive si dhe mirëadministrimi i të ardhurave duhet të shkojnë drejtpërsëdrejti per të rritur pagat, ndihmën ekonomike dhe pensionet” A mund të qëndrojnë ekonomikisht këto propozime: debate mbetet i hapur. /l.k./
/Lapsi.al