Bledi Mane, humor me zhurmën e “atentateve”
Gjithë rëndësinë që shtypi shqiptar i ka kushtuar cështjes së Tom Doshit dhe atentateve, Bledi Mane e përkthen në mënyrë satirike.
“Mirmengjes.
Po u njoh me titujt kryesore të gazetave të sotme.
Pa humbur kohë fillojmë: “Tom Doshi u prish i pari dhe iku”, “Ben Blushi komenton prishjen e Rames me Doshin dhe i kërkon llogari kryeministrit pse e derdhi në mbledhjen e grupit parlamentar inatin me deputetin rebel”.
“Padrejtesi në barazinë e tenderave: 500 mijë euro për vrasjen e Doshit dhe vetem 100 mijë euro për vrasjen e Fufit. Antikrimi ekonomik fillon hetimet”.
“Policia ndërhyn brutalisht në grevën e urisë te fakulteti i mjeksisë: plagosen 23 studente të Universitetit Vitrina nga thyerjet e vitrinave të hollit të fakultetit”.
“Bujar Nishanit i mbushen lotët me sy: studentet e infermierisë së Kristalit i premtojnë presidentit se pas diplomimit të tyre do e shërojnë plotësisht Nishanin. Lotët iu derdhen presidentit se kur diplomohen këta studentë Bujarit i ka mbaruar mandati”.
“Fushë Krujë, tritol ushqimores së Rakip Kollodokut. Thyen 200 kokra vezë por fletorja e borxheve mbetet e paprekur. Opozita fajëson ministrin e rendit Tahiri. Lideri i opozites Lul Basha egërsohet: kur te vimë ne në pushtet, Henri Cili minister i brendshem…”
/Gazata Tema