BLOG/Zgjedhjet 2015: Zhvillimet e fundit
Ora 17:00 Tension në Dibër, ndërpritet proçesi i numërimit
Gara më e fortë në këto zgjedhje duket se është ajo për Bashkinë e Dibrës, ku dy kandidatët, Shukri Xhelili n e ASHE-së dhe Ilir Krosin e APPD-së, i ndan nga njëri-tjetri një grusht votash, pas 73 kutive të numëruara.
Që në mëngjes dy kandidatët e kanë parë veten herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.
Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.
Procesi i numërimit është ndërprerë pa afat, deri kur të qetësohet situate.
Aktualisht, kandidati i APPD-së ka përmbysur disavantazhin e 31 votave dhe e sheh veten në avantazh me 27 vota.
Socialistët fajësojnë demokratët për tensionimin e situatës.
“Ka pasur momente tensioni të krijuara nga numëruesit e PD me pretendime të paqena për të bërë vota të pavlefshme edhe aty ku nuk ishin”, deklaroi deputeti socialist, Ulsi Manja.
Por demokratët kanë një tjetër version. Sipas tyre, situata u tensionua nga jashtë grupeve të numërimit.
“Një nga vëzhguesit këtu në panelin e numërimit, u sul për të kapur një fletë votimi dhe krijoi një rrëmujë në procesin e numërimit. PD është në avantazh dhe nuk lejon që të manipulohet rezultati. Rrëmuja erdhi nga jashtë rrethit të numërimit. Numëruesit e PD kërkojnë korrektësi. Jemi në avantazh dhe vazhdojmë ta thellojmë këtë avantazh”, tha Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike.




1.Në QV nr. 1691/1, tek Shkolla Nëntëvjecare “Ali Demi”, ZAZ nr. 31, Bashkia Tiranë, nga KQV nuk është administruar Vërejtja me shkrim e Vëzhgueses së KShH dhe është tentuar që ajo të nxirret jashtë nga QV edhe pse është konstatuar që një person ka votuar për dy zgjedhës të tjerë njëkohësisht, në kundërshtim me nenin 106, të Kodit Zgjedhor. Pengimi i Vëzhguesit për të kryer detyrën e tij është në kundërshtim me nenin 7, germa b), të Kodit Zgjedhor. Ky person nuk ka bërë Deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV, në kundërshtim me Nenin 108, Pika 3, të Kodit Zgjedhor
2-Në QV nr. 1883, 1883/1, 1910, 19101, 1911, 1911/1, 1912, 1912/1, 19122, 1914, 1914/1, 1915, 1915/1, 1916 dhe 1916/1 është konstatuar një praktikë e kundraligjshme. Pasi jepej Fleta e votimit Votuesit, Kryetari i KQV bërtistë me zë të lartë emrin, mbiemrin e votuesit si dhe nr rendor në listë. Pas Pyetjes tonë, na u tha se kjo bëhej me qëllim vënien në dijeni të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore dhe se kështu ishin udhëzuar nga KQZ. Kjo praktikë është në kundërshtim me nenet 105 dhe 106, të KZ lidhur me paraqitjen e zgjedhësit në QV si dhe procedurën e votimit
3-Në QV nr. 1883/1 është konstatuar se dhoma e fshehtë e votimit është vendosur në mënyrë të tillë që mund të dallohej nga hyrja në QV shënimi në Fletën e Votimit, duke cënuar fshehtësinë e votës, në kundërshtim në kundërshtim me Pikën 1, të Nenit 109, të KZ.
KShH e gjykon të nevojshme të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organin më të lartë shtetëror për administrimin e zgjedhjeve, me qëllim të ndërhyjë për parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të mësipërme.