Kundër komandimit të dijes nga pushteti politik me “komisarë”
Nga: Artan Fuga
200 pedagoge te universiteteve publike, mbështetur nga mijëra qytetare, bëhen gati të paraqesin brenda disa orësh, në Kuvendin e Shqipërise, në emër të një opinioni shumë të gjerë pedagogësh dhe studentor, Memorandumin kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë.
Projektligji është produkt i :
– oligarkut privat që ka shkatërruar arsimin e lartë duke e shndërruar në fabrikë prodhimi letrash pa vlerë që quhen diploma
– bashkuar me një pjesë të errët të burokracisë universitare,
– nxitur nga një pjesë lidershipi politiko – miitant që kërkon të vendosë sundimin e opinioneve fluturake politike dhe vullneteve politike arbitrare mbi dijen shkencore,
dhe që tentojnë për të “kapur për fyti” Ministrinë, këshillat dhe senatet, trupën pedagogjike, imponuar me forcë dhe manipulime publikut, detyruar qeverinë dhe tani Kuvendin, duke përdorur paratë studentore për të shfrytëzuar lobingje, media dhe faktorë e mekanizma korruptivë, organizuar fushata elektorale për klientelizëm politik banal, fakte që kanë dalë në dritë, duke mbytur fjalën e lirë, duke na kërcënuar e bërë presione të rënda, duke na shantazhuar hapur e pas shpine, duke shkelur me këmbë çdo vlerë demokratike dhe shkencore.
– Kundër vazhdimit që një letër pa asnjë vlerë në treg e që e quajnë diplomë të shitet mijra euro sikurse ligjëron projektligji.
– Kundër komandimit të dijes nga pushteti politik me “komisarë” të paguar për të tundur çelësat e kashtës, fshehur pas emrave hipokritë dhe idiotë si “agjenci”, “borde”, e që nuk janë konceptuar veçse si komitetet e dikurshme të partisë që marrin forcë që kurrë s’e kanë pasur as në kohën e BIG BROTHER – it të GJITHEDIJSHEM.
– Kundër ligjërimit të mediokritetit dhe inflacionit të titujve shkencorë duke zhvlerësuar gjithçka e “prerjes të kokave” të profesoratit duke i lënë universitetet në duart e administratës burokratike.
– Kundër degjenerimit që cdo lagje e rrugicë të ketë universitetçkën e tij që prodhon parà e korrupsion sikurse parashikon projektligji.
– Kundër korrupsionit universitar, mediokrititetit dhe batakçinjve që rrjepin studentët duke u shitur shkarravina lidhur me kapakë letre e që projektligji nuk i shqeteson.
– Kundër “bosave” që përdorin pedagogët, studentët, prindërit, shoqërine si “letra higjenike”.
– Kundër gjoja kritereve të cilësisë që prodhojnë mashtrim, mediokritet dhe e lënë rininë studentore në injorancë dhe mjerim intelektual.
– Kundër papunësisë intelektuale që projektligji e ligjëron.
– Kundër futjes të dorës në xhepat e familjes shqiptare për ta rrjepur në emër gjoja të arsimit të bijve dhe bijave të saj.
*Titulli është i redaksisë