Të shtunën mbillen pemë në landfillin e Sharrës! Si mund të marrësh pjesë #UneMbjell

Çfarë do të ndodhë nesër? Shpjegimi i Ecovolis më poshtë:
“Nesër të gjithë bashkë si rrallë ndonjëherë do bëjmë detyrën tonë qytetare për mbjelljen e plot 1000 fidanëve në landfillin e sharrës!
Pse duhet?
Duhet sepse tymrat dhe gazrat e rrezikshëm të landfillit po ndihen gjithmonë dhe më shumë në qytetin tonë, më shumë në pjesën e Kombinatit dhe Selitës, jo më pak në Tiranën e Re dhe Unazën.
Cfare do të ndryshojë ky aksion?
Ky aksion do të mundësojë një zgjidhje natyrale afatgjatë për filtrimin e një sasie të konsiderueshme të gazrave nga landfilli ii Sharrës.
Kush janë eko-qytetarët e aksionit #unembjell ?
Janë të rinj dhe të reja që duan aksionin, janë prindër që kujdesen për të ardhmen e fëmijëve të trye dhe duan ti edukojnë fëmijët me dashurinë për mjedisin, janë ciklistët, pro mjedisorët e bukur të këtij qyteti, janë dhe shumë qytetarë të cilët në pamundësi për të qenë prezentë kanë dhënë kontributin e tyre gjithsesi.
plant trees
Ku dhe kur do të takohemi?
Vendtakimi është te udhëkryqi i 21 Dhjetorit, pranë stacionit të bicikletave ecovolis, në Orën 09:30!
Si do bëhet regjistrimi dhe kontributi?
Një mega kavanoz dhe një I-pad do të shëtisi në vendtakim para nisjes. Kursimi i letrës apo kutive të kartonit është gjithashtu pjesë e nismës #unëmbjell. Nxitoni të regjistroni emrin dhe jepni kontributin qe te nisemi sa me shpejt…. Na duhet sakte emir dhe kontributi per falenderimet me vone!
Me cfare do të udhëtojmë?
Aty na presin 150 bicikleta dhe 2 autobusa! Grupi i ciklistëve nën drejtimin e Bici-Muzik-letes do të përshkojë rreth 2.5 km nën ritmin e muzikës të përzgjedhur Liro Korsitë dhe Une Mbjell. Grupi me autobus nuk dihet c’fare muzike do te kene, por kane me shume shanse te mos lagen.
Po në rast shiu?
Nuk ka jetë pa shi! Shiu të bjerë dhe të kënaqet, ka punën e tij dhe kjo është mrekullia e natyrës! Fatmirësisht ka vetëm 1 mm shi që është perfekt për aksionin tonë të mbjelljes. (urojmë mos të pushojë fare) Ne kemi marrë masat dhe për këtë:
100 mushama, (sill dhe ti nje teper)
Dhjetera cadra, (sill dhe ti nje teper)
1 tende gazebo te vendi i aksionit per nenat me femije + barbeky.
….. ne te tjeret “Hap gropa e mbill fidane”
Sa gropa do hapim?
1000 gropa per 1000 fidane. Sipas numrit te personave qe kane pranuar ftesen tone ne facebook na bie 1 grope e gjysem per koke, nese behemi 300 spartane, 3 gropa per koke, ne rast se behemi 200 aktiviste nga 5 gropa, e nese jemi 100 nga 10! Prandaj mbajme fjalen e te gjithe bashke ne krye te aksionit neser!
Sa do të zgjasi aksioni?
Aksioni zgjat nga 10:00 – 12:00, për tu kthyer krenar në shtëpi në orën 12:30! Ne organizatorët do të qëndrojmë aty deri sa të mbillet dhe fidani i 1000-jtë.
Sikur u fol për barbeky + pije falas?
Me ndihmën e EHW do te mundësohet dhe barbekyja, shoqëruar me pije dhe muzikën e bicikletës sonë të dashur.
Falenderimet:
Nena natyrë vonon por nuk harron! Një ditë fëmijët tanë do të na falenderojnë dhe ne të gjithë bashkë do ndihemi krenar para tyre që ishim aty në 31 Janar! Gjths. çdokush do të kete foto me të ftuarin vip, “Fidanin e Tij”! (fotograf DoriLyla) Një mori falenderimesh me emer dhe mbiemer do te shperthejne ne rrjetet sociale dhe mediat online. Një video përmbledhëse, kujtim i aksionit nga duararti OlsiBeci!
Të gjithë bashkë, ti japim një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat e landfillit!