Pavarësia e fëmijëve lidhet ngushtë me sigurinë që ofrojnë qytetet
Sa më e lartë të jetë mirëqënia dhe siguria në një vend, aq më e madhe është shkalla e pavarësisë së fëmijëve.
Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim amerikan, i kryer në vende të ndryshme të botës. Sipas studimit, në Afrikën e Jugut, Portugali dhe Itali, prindërit janë më të rreptë me fëmijët e tyre, në shkallën e lirisë që u lejojnë, për arsye se i druhen pasigurisë në qytet, në ambjentin e jashtëm.
Nga hulumtimet e kryera me grupe të mëdha fëmijësh dhe prindërish, për shkallën e lirisë që u lejohej fëmijëve nga prindërit, u vu re se në këto 3 vende, fëmijët ishin gjatë gjithë kohës nën presonin e prindërve, për arsye se këta të fundit kishin gjithnë frike e ankth kur i linin fëmijët të vetëm të kryenin aktivitete në qytet.
“Liria i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë aftësitë sociale, e këtë gjë prindërit e dinë fort mirë, por ata kërkojnë planifikim më të mirë të qyteteve, në mënyrë që të shmangen rreziqet qe u kanosen çdo ditë fëmijëve të tyre”-shprehen hulumtuesit.
Hulumtuesit u shprehën për “The Telegraph”, se për të dalë në këtë përfundim, u morën parasysh edhe rezultatet e një renditje të bërë nga UNICEF për lirinë e fëmijëve. /Shqiptarja.com