The Guardian- Tendencë në rritje për të patur familje të mëdha
Sipas “The Guardian”, përgjigja e kësaj pyetje po bëhet gjithnjë e më e nevojshme duke marrë parasysh raportimet e fundit në shifra, të cilat tregojnë se Britania sot ka më shumë familje me katër apo më tepër fëmijë se sa në çdo kohë që nga viti 1970. Sipas raportimeve, rritja e fundit e familjeve të mëdha ka qenë e ndikuar nga rritja e numrit të familjeve të emigrantëve, të cilët kanë relativisht më shumë fëmijë.
Sipas Eurostat, ka një tendencë në rritje për familjet e mëdha. “The Guardian” thotë se pothuajse çdo ditë, disa figura politike apo media ndërhyjnë në çështjen e madhësisë së familjes. Një nga vendimet më personale që dikush duhet të marrë ndonjëherë, duket se është gjithashtu një nga çështjet më të politizuara.
Sipas analizave, njerëzit duhet të kenë aq fëmijë sa mund të përballojnë nevojat e tyre dhe nuk duhet të presin që shteti të ndërhyjë në gjithçka. Mundësitë ekonomike janë një faktor shumë i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve.
“Por shumica e raportimeve në historinë e medias përfshijnë raste ku njerëzit presin që shteti të bëjë gjithçka në rritjen e fëmijëve. Këto raste ekstreme shtrembërojnë foton e vërtetë, e cila është fotoja e atyre familjeve që punojnë, por vuajnë nga probleme botërore të tilla si sëmundjet apo humbja e vendeve të punës.”-thuhet në artikull.
Përgjigjen e pyetjes së mësipërme e di secili vetë , në varësi të mundësive ekonomike që ka e nuk ka asnjë përgjigje e cila mund të jetë perfekte për numrin e fëmijëve që duhet të ketë një familje” –përfundon artikulli.