Eurostat: Mbi 1000 të mitur nga Shqipëria dhe Kosova kanë kërkuar azil në BE gjatë 2015
Eurostat ka publikuar të dhënat lidhur me numrin e të miturve të pashoqëruar që kanë aplikuar për azil në BE gjatë 2015-ës.
Nga Shqipëria janë larguar 480 të mitur, prej të cilëve 455 kanë aplikuar drejt Britanisë së Madhe, 10 drejt Irlandës dhe 15 drejt Luksenburgut.
Përsa i përket Kosovës, numri pothuajse është i dyfishuar. Eurostat raporton se të paktën 755 të mitur nga Kosova kanë kërkuar azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit që lam pas. 745 prej tyre kanë kërkuar azil në Hungari, si dhe 10 të tjerë në Slloveni.
Numri total i të miturve të pashoqëruar nga prindërit apo kujdestarë, që kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së, është rreth 90 mijë. Më shumë se 90% e tyre ishin meshkuj, e më shumë se gjysma janë të grupmoshës 16-17 vjeç. Prej tyre, gjysma kanë qenë afganë, ndërsa grupi i dytë më i madh janë sirianët, me 16% të totalit. /m.g