Mësuesja rreh nxënësin në Koplik, komentuesit e justifikojnë (VIDEO)
Blendi Salaj, shkruan në blogun Peshku Pa Ujë:
“A nuk ka, natyrshëm, një të drejtë të fëmijës për të mos u rrahur? Po në ligj a ekziston kjo e drejtë? A është formë disiplinimi të rrahësh dikë që nuk mbrohet dot?
Kjo video eshte hedhur ne YouTube disa ore me pare me pershkrimin, “Koplik, mësuesja e fillores dhunon nxënësin.” Nuk dihet ende kush eshte mesuesja qe shihet, dhe as kur eshte filmuar saktesisht. Nese eshte autentike perben nje standard te papranueshem te mesimdhenies dhe mund te hape nje debat shoqeror, mbi dhunën ndaj fëmijëve, mënyrat e lejueshme të disiplinimit. Sepse, ka ende shumë njerëz që mendojnë se ca të rrahura u bëjnë mirë fëmijëve.“.
http://https://www.youtube.com/watch?v=eaSQfCmbnpI
Video është tronditëse! Fëmija pasi rrihet dhunshëm dhe kërcënohet nga mësuesja me një gjuhë prej harbute, nxirret jashtë klasës.
Komentet janë të shumta por mes tyre ka dhe komentues që jo vetëm nuk indinjohen por edhe e justifikojnë veprimin.
“Ndonjë dackë e natyrës korrektuese duhet të jetë e lejueshme”, thotë Beluli, një prej komentuesve.
“Deri ke shkulja e veshit në rregull ishte kjo”, shkruan një tjetër.