Nuk zbatuan urdhrin për pezullim të mësimit, gjobë institucioneve arsimore jopublike
Edhe pse ministria e Shëndetësisë nxori urdhrin e pezullimit të mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar deri në datë 16 janar, disa institucione jopublike nuk e kanë zbatuar. Këto ditë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektime në 54 çerdhe dhe kopshte jo publike dhe 32 institucione jo publike të arsimit parauniversitar dhe universitar në të gjithë vendin. Në një njoftim për shtyp, ISSH bën me dije se nga ky inspektim është marrë masë administrative ndaj një institucioni i cili ka shkelur urdhrin.
“Gjatë inspektimeve është marrë 1 (një) masë administrative me vlerë 100 000 lekë ndaj institucionit arsimor jo publik “Drilus”, Fier për moszbatim të urdhrit Nr.10, datë 07.01.2017 të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ISSH.
Ky inspektim do të vazhdojë deri në datë 14 janar. Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit, shkollat do të rifillojnë ditën e hënë, datë 16 janar.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.