Save the Children: Shpenzimet publike për fëmijët në vitin 2016, më të ulëtat në botë
Organizata Save the Children ka shprehur shqetësimin se financimet buxhetore në shërbim të fëmijëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre në buxhetin e 2016-ës, janë mëse të pamjaftueshme.
Në projekt-buxhetin e ri, shpenzimet buxhetore publike për arsimin janë sa 2.5% e prodhimit të brendshëm bruto, shumë më të ulëta në krahasim me rajonin dhe vendet fqinje të cilat shpenzojnë rreth dyfishin.
Studimi i kësaj organizate dhe Institutit të Studimeve Bashkëkohore nxori se ulja e shpenzimeve publike prek sektorët më jetikë për fëmijët si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndetësia.
Sipas studimit, gjendja e fëmijëve shqiptarë është e vështirë në shumë fusha: vdekshmëria e fëmijëve është më e lartë te fëmijët nën 5 vjeç dhe arrin deri në 10%, ndërsa për fëmijët nën 6 vjeç, problemi më i madh është kequshqyerja që shkon përtej 27%.
Studimi zbuloi se sa më të vegjël janë fëmijët aq më e madhë është varfëria e familjeve të tyre. Me shtimin e numrit të fëmijëve rritet edhe varfëria dhe vetëm një e pesta e familjeve me fëmijë nën moshën 18 vjeç marrin ndihmë sociale.
Vetëm 560 fëmijë marrin shërbime sociale nga institucionet rezidenciale dhe vetëm 77 fëmijë marrin shërbime sociale nga qendrat ditore. Përsa i përket institucioneve sociale për fëmijët, studimi ka zbuluara se në Shqipëri janë 24 institucione, nga të cilat vetëm 9 janë pubilke dhe 15 private.
Shpenzimet e kujdesit social janë mjaft jo-domethënëse në masën rreth 3% të të gjithë buxhetit të programit të mbrojtjes shëndetësore, sipas Save the Children.
Shqipëria ka rreth 18 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, të përqëndruar në qytetet e mëdha dhe kujdesi për ta është i pamjaftueshëm. Pjesa tjetër fillojnë të punësohen nga mosha 15 vjeçare me një nga normat më të larta të punësimit nga 20-22%.
Save the Children bëri thirrje që të shktohen financimet për fëmijët shqiptarë, madje, sipas kësaj organizate, krijimi i një buxheti për fëmijët duhet të jetë në qendër të reformave dhe planifikimeve.
/m.g
Burimi: VOA