Shoqëria civile dërgon në Kuvend rezolutën për fëmijët jetimë
Aktivistë të shoqërisë civile kanë mbajtur një tryezë të përbashkët diskutimi për çeshtjen e fëmijëve jetimë. “Të gjithë frontalisht kundër abuzumit më femijët jetimë”, ishte slogani i takimit ku u prezantua një rezolutë për mbrojtjen e fëmijëve jetimë, e cila do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.
“Jetimët e ndjejnë më shumë se qytetarët e tjerë këtë situatë dhe janë një grupim aq delikat sa mund të bien shumë shpejtë pre e krimit të organizuar, për trafikimin dhe shfrytëzimin e tyre, për përfshirje në rrjetet kriminale që shkojnë deri te dukuritë e ditëve të fundit për t’i angazhaur në kontigjëentet luftetarësh në grupet terroriste të ISIS-it. Fakti që në Eurpë ka një lëvizje të madhe emigracioni ku janë përfshirë edhe qindra organizata kriminale trafikimi përbëjnë një rrezik shumë të madh për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, siç janë edhe fëmijët jetimë”, është shprehur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Në këtë tryezë u evidentuan shkaqet që kanë sjellë si pasojë rekrutimin e 17 fëmijëve jetimë që sot ndodhën në duart e organizatës krimniale terroriste ISIS dhe 382 prej tyre sot shfrytëzohen në rrugët e Londrës nga rrjeti kriminal i organizuar. /m.g
Burimi: Top Channel