Arabia Saudite lejon gratë të futen në ushtri
Arabia Saudite po hap pozita të rangut ushtare për gra për herë të parë në rajon, përfshirë Rijadin, Mekën dhe Medinën.
Për të aplikuar, raporton Al Arabiya, gratë duhet të jenë me prejardhje saudite dhe të jenë midis moshës 25 deri 35 vjeç me të paktën arsim të mesëm. Aplikantet gjithashtu duhet të kalojnë teste të ndryshme, të intervistohen dhe të plotësojnë kërkesa të caktuara të gjatësisë (minimumi 155 cm) dhe peshës dhe të shpresojnë që kujdestarët e tyre të jetojnë në një qytet ku ato do të marrin shërbimin.
Ky zhvillim vjen në mes të valës së reformave të ndërmarra nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, që përfshin lejimin e grave për ti dhënë makinës për herë të parë, të hapen ndeshjet e futbollit edhe për spektatoret femra dhe duke lejuar që të hapen kinematë për herë të parë në 35 vjet.
Të hënën, një numër oficerësh ushtarakë u shkarkuan, dhe një grua, Tamadur bint Youssef al-Ramah, u bë zëvendësministre e punës – dhe ky është një post i rrallë i nivelit të lartë për një grua në mbretërinë konservatore muslimane.
Princi saudit 32-vjeçar dhe trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite ka treguar se dëshiron ta largojë ngadalë mbretërinë nga eksporti i naftës, të diversifikojë ekonominë e saj dhe të krijojë vende pune, duke modernizuar popullsinë e vendit./A.A.