Bulizmi në familje do të ndëshkohet me burg
Burrat që mbajnë gratë e tyre të shtypura mund të përballen me burg.
Theresa May, Ministria e Brendshme angleze, publikoi propozimet për një krim të ri të “dhunës në familje”, që do të kriminalizonte burrat ose gratë që ngacmojnë, shkaktojnë dëm psikologjik apo i mohojnë partnerëve akses në financat e tyre.
Termat e sakta të krimit duhet ende të përcaktohen, por mund të përfshijë poshtërimin, frikësimin apo kërcënimin e partnerit, ti mbajë ata larg nga miqtë apo familja ose kufizimin e aksesit në financat e tyre.
Një dokument 15 faqesh konsultimi lëshuar nga Ministria e Brendshme tha se duhet të ketë një “model” abuzimi për të shkaktuar një ndjekje penale.
Ky ligj vjen pas ligjit “Hirushja” që doli në fillim të këtij viti, i cili do të ndëshkojë prindërit që i mohojnë fëmijës së tyre dashuri dhe ngrohtësi duke u ndjekur penalisht për “mizori emocionale”.
Dy propozimet shënojnë një sulm të papritur nga ana e shtetit mbi atë që kanë qenë më parë e konsideruar si çështje private.
Znj. May tha se ishte e qartë se abuzimi në familje ishte “jo vetëm dhunë”. “Brenda çdo komuniteti ka njerëz që jetojnë me frikën e atyre që kanë më të afërt,” tha ajo.
“Realiteti i tmerrshëm është se për pjesën më të madhe këto krime të tmerrshme ndodhin prapa dyerve të mbyllura. Ne duhet ta sjellim abuzimin në familje jashtë, dhe të dërgojmë një mesazh të qartë se është e gabuar që ti shtini frikën partnerit apo familjes tuaj.”
Edhe pse ky propozim i ri abuzimi i dhunës në familje është projektuar kryesisht për të mbrojtur gratë dhe të dashurat nga partnerët meshkuj, ajo do të zbatohet në mënyrë të barabartë për burrat që abuzohen nga gratë. Sipas hulumtimevee 16 për qind e burrave pranojnë se janë viktima të dhunës në familje gjatë jetës së tyre, krahasuar me 30 për qind të grave.
Women’s Aid, një prej grupeve të punës që punoi për propozimet, theksoi rastin e një nëne të dy fëmijëve, martesa abuzive e të cilës ilustroi llojin e marrëdhënies që mund të mbulohet nga ligji.
Ajo vuajti vite të tëra të abuzimit psikologjik nga burri i saj i cili, tha ajo, e “ofendonte”, fshihte pasurinë e saj dhe “bërtiste” në qoftë se ajo kthehej vonë në shtëpi.
“Mua nuk më lejohej asnjë qindarkë për veten time,” tha ajo. “Ai shpenzonte £ 200 në javë në një klub strip; Unë duhet të jepja një buxhet të plotë të gjithçkaje që shpenzoja.”
Në një rast të veçantë të theksuar nga Rachel Horman, një avokate e cila është e specializuar në rastet e abuzimit në familje, një grua u zgjua në mes të natës nga burri i saj, i cili ishte i pirë.
Ai e urdhëroi të shkonte ti blente një paketë cigare, dhe ti sillte faturën për ti treguar se sa nga paratë e tij kishte shpenzuar.
Kur ajo u kthye pa faturë, ai bërtiti sharje shume të rënda dhe e urdhëroi të ulej në gjunjë dhe të kërkonte falje, të cilën ajo e bëri menjëherë për të shmangur rrahjen.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se krimi do të ndiqet penalisht “, përgjatë linjave të njëjta” si ndjekja dhe veprat e ngacmimit. Sipas këtyre ligjeve, duhet të ketë të paktën dy raste kur viktimës i janë shkaktuar shqetësime.
Ajo shtoi se rastet më të këqija të dhunës në familje, ku kishte frikësim “gjatë një periudhe të gjatë kohore”, do të kryejë një dënim me burgim, edhe pse dënimet maksimale nuk janë hartuar ende.
Shembujt më pak serioze ka të ngjarë të trajtohen me shërbim në komunitet apo gjoba.
Numri i rasteve të dhunës në familje të referuara nga policia për prokurorinë ka arritur një rekord të lartë prej 103,500 rastesh vitin e kaluar.
Normat e dënimit për këtë lloj krimi janë rritur nga nën 60 për qind në vitet 2005-06 në gati 75 për qind në vitet 2013-14, sipas Ministrisë së brendshme. Polly Neate, shefi ekzekutiv i Women’s Aid, tha: “Ky është një hap jetik përpara për viktimat e dhunës në familje.
“Dy gra në javë vriten nga dhuna në familje, dhe në përvojën tonë për të punuar me të mbijetuarit, sjellja kontrolluese është në zemër të abuzimit më të rrezikshëm.”
Profesor David Wilson, një kriminolog në Universitetin e Birminghamit, mbështeti lëvizjen, por paralajmëroi se propozimi i ri mund të paraqesë probleme fillestare ligjore.
“Vija ndarëse midis abuzimit dhe kriminalitetit është shpesh e vështirë të matet,” tha ai./A.A.