Disa gra të mrekullueshme me përgjigje të përsosura se pse nuk duan fëmijë
Posted On 19/03/2015
0
- Cameron Diaz: “Unë kam një jetë të mrekullueshme. Në një fare mënyrë, unë kam jetën që kam, pikërisht sepse nuk kam fëmijë… Është thjesht një zgjedhje tjetër.”
- Chelsea Handler: “Fëmijëria ka qenë mjaft e dhimbshme për çdo kënd. Nuk e di nëse do ta përballoja që fëmija im… të kalonte të njëjtat vështirësi që kam kaluar unë.”
- Ellen DeGeneres: “Nëse mendon se ke aftësi të shkëlqyera dhe një shtysë dëshire brenda teje për ta bërë këtë gjë, sasia e punës dhe përgjegjësia janë shumë të mëdha– nuk do të doja të shkatërroja çdo gjë!”
- Gloria Steinem: “Jo çdo person që ka mitër duhet të lindë fëmijë, ashtu siç jo çdo person që ka korda vokale nuk duhet të këndojë në opera.”
- Kim Cattrall: “Mendoj se janë të adhurueshëm, dhe gallatë dhe të ëmbël, dhe më pas më zë dhimbja e kokës.”
- Marisa Tomei: “Nuk e kuptoj se pse gratë duhet të kenë fëmijë që të shihen si qënie njerëzore të plota.”
- Oprah Winfrey: “Nëse do të kisha fëmijë, ata do të më urrenin… sepse diçka [në jetën time] do të duhej të vuante dhe mendoj se do të ishin pikërisht ata që do të vuanin.”
- Sarah Silverman: “Dua të bëj fëmijë kur të mos kem asnjë dëshirë tjetër, dhe të mund të jenë gjithçka për mua.”
- Zooey Deschanel: “Jo çdo grua dëshiron të ketë fëmijë! Nuk e besoj. Askush nuk pyet meshkujt në lidhje me këtë gjë. Dhe kur futesh në një supermarket, sheh tabloidët që shkruajnë, ‘Shtatzënë dhe e vetmuar!’ Kemi mbetur në idealin e viteve 50 se si një grua duhet ta jetojë jetën e saj.”
Për më shumë klikoni në: mic.com
Cameron DiazChelsea HandlerEllen DeGeneresfemijeGloria SteinemKim CattrallMarisa TomeimiterOprah WinfreyprinderSarah SilvermanZooey Deschanel