Elvira Dones per gruan ballkanase
“Nga vizita e parë në Kosovë, gjashtë muaj pas luftës, e në gjithë këto vite, më ka mbetur e pashlyer ndjesia e erës së plumbit. Natyrisht që nuk e ndjeje në ajër, ishte një ndjesi e imja, ngaqë shkrumbi i luftës ishte ende kudo: në vështrimet e njerëzve, në rrëfimet, në kurmin e bloztë të godinave të djegura”. Është një përjetim që ka jetuar për një kohë të gjatë te shkrimtarja Elvira Dones, që e vizitoi Kosovën 6 muaj pas luftës, e ftuar nga një shoqatë grash për të folur mbi romanin “Yjet nuk vishen kështu”.