Foto të shoqërive matriarkale tregojnë se si duket vërtetë barazia gjinore
Një vajzë pozon me vetëbesim, me duart në bel. Ajo vendos një lule delikate në flokët e saj, dhe qëndron në sfond të fotos, por ka diçka komanduese në lidhje me praninë e saj. Për moshën e saj, ajo duket e ashpër dhe e vetësigurtë – aty ku jeton ajo, të jesh vajzë nuk duket të jetë një goditje kundër vetëbesimit të saj.
Foto është bërë në Badjao, Malajzi, një nga katër shoqëritë e Azisë Juglindore të kataloguara nga fotografi Pierre de Vallombreuse, në një projekt që synon të përfaqësojë shoqëritë, ku barazia gjinore është tashmë në rrugën e saj për tu realizuar – ose, të paktën, shumë më e përparuar se sa në Perëndim.
Në veçanti, ai kap imazhet e shoqërisë Khasi, një kulturë matriarkale në pjesën verilindore të Indisë, në të cilën fëmijët kryesisht marrin emrin e nënës së tyre dhe trashëgimia u dhurohet vajzave në familje; shoqërisë Palawan, një komunitet jo-hierarkik në Filipine, ku burrat dhe gratë kanë qenë historikisht të barabartë; shoqëria Mosuo në Kinën jugperëndimore, e cila përfshin një shumëllojshmëri matriarkatesh; dhe grupet egalitarë dhe liberalë në Badjao.
De Vallombreuse ka bërë fotografi të këtyre shoqërive vendase për gati 30 vjet. Puna e tij ka një prirje antropologjike, pasi ai dikur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Antropologjisë dhe Fotografisë në Universitetin Diderot në Paris. Kështu, fotot e tij të bukura janë shumë më shumë se vetëm në dukje portretizime të barazisë gjinore; ai gjithashtu ka shpenzuar kohë duke vëzhguar traditat respektive të çdo kulture.
Sipas fotografit, ajo çfarë ai ka mësuar gjatë gjithë punës së tij është premtuese për të ardhmen e shoqërive perëndimore – dhe atyre shoqërive të ndikuara sot nga globalizimi. Në një deklaratë për shtyp në lidhje me librin dhe ekspozitën e tij të fundit, Arthaud Publishing shkroi: “Në të vërtetë, në disa prej këtyre kulturave, tendencat duket se janë përmbysur: gratë zënë një vend qendror në themelet shoqërore dhe shpirtërore, duke ruajtur apo avokuar barazinë mes gjinive, me respekt reciprok. Ekzistojnë modele për shoqërinë ku pozita e grave nuk është një betejë.”/A.A.