Gratë zvicerane në grevë për paga të barabarta

Që prej orëve të para të së premtes, gratë në të gjithë Zvicrën janë organizuar në greva për të denoncuar përparimin e ngadaltë në lidhje me diferencimin gjinor të pagave dhe pabarazive të tjera .
Lëvizja i bën jehonë një proteste të ngjashme të mbajtur në vitin 1991, ku rreth 500,000 gra morën pjesë dhe pesë vite më vonë arritën të themelonin Aktin për Barazinë Gjinore. Legjislacioni kishte për qëllim ndalimin e diskriminimit në vendin e punës dhe ngacmimin seksual për “të çuar përpara barazinë e vërtetë midis grave dhe burrave”.
Por 28-vjet pas grevës së tyre të parë, gratë zvicerane vazhdojnë akoma të denoncojnë diskriminimin gjinor në paga, nën sloganin “Pagë, kohë, respekt!”
19.6%
Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, gratë zvicerane fitojnë 19.6% më pak se homologu i tyre mashkull. Ndërkohë, hendeku i diskriminimit është zvogëluar me 1/3 që nga greva e parë – në fakt është përkeqësuar që nga viti 2000.
Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, muajin e kaluar zbuloi se Zvicra është afër fundit të listës, kur bëhet fjalë për hendekun e pagave ndërmjet burrave dhe grave në pozita të larta drejtuese. Vetëm Italia, Kazakistani dhe Izraeli u konsideruan më keq në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.
Greva e grave të “Zurich Collective”, të cilat bashkë-organizuan lëvizjen e së premtes, kishin shpallur në manifest: “Ne jemi në grevë sepse gratë fitojnë më pak për të njëjtën punë, gratë i shfrytëzojnë për promovime, vështirë se ato janë të përfaqësuara në nivelin ekzekutiv dhe zakonisht punët ‘tipike të grave’ janë të paguara keq. “
614 vjet
Thuajse të gjithë njerëzit që morën pjesë në grevë, filluan të mblidheshin bashkë në shesh teksa ora shënoi mesnatën e së premtes.
Në komunën e Lozanës, në Zvicrën jugperëndimore, pjesëmarrësit u mblodhën pranë katedrales rreth orës 23:00 CEST të enjten, ku vunë re një grua, e cila e përcillte grevën teksa i binte këmbanave të katedrales, duke u bërë kështu e para grua që e ka bërë këtë në 614 vjet.
Logoja e grevës u vendos në fasadën e “Roche Tower” në Basel, ndërtesën më të lartë të vendit.

Zvicra e ka përfshirë barazinë gjinore në kushtetutën e saj në vitin 1981, një dekadë pas futjes së votës të grave në nivel federal. Megjithatë, deri në vitin 1990, të gjitha gratë zvicerane u lejuan të votonin në nivel lokal, kur Gjykata Supreme detyroi Appenzell Inneehoden të lejonte gratë të votonin në zgjedhjet kantonale.
Për më shumë inormacion, si më poshtë videoja. Burimi:Euronews
