Gruas i pritet koka në Afganistan “pasi shkon në qytet pa të shoqin”
Një gruaje i është prerë koka pasi vizitoi një qytet pa bashkëshortin e saj, thanë zyrtarët në Afganistan.
30-vjeçares ju pre koka dhe u godit me thikë për vdekje të hënën në mbrëmje në Lati, në provincën e Sar-e-Pulit në veri të Afganistanit.
Shtypi i Lindjes së Mesme thotë se një zëdhënës i qeverisë tha se militantët talibanë e vranë atë për “akt tradhëtie” pasi doli për të bërë pazar pa një kujdestar mashkull.
Talebanët, të cilët kanë pushtuar Lati-n, imponojnë politika të ashpra diskriminimi ndaj grave që përfshin ndalimin e të folurit me zë të lartë në publik dhe të shfaqen në media.
Dënimet kanë përfshirë gjuajtje me kamzhik në publik dhe ekzekutime në stadiume futbolli.
Transmetuesi Kombëtar Tolo News raporton se zëdhënësi i guvernatorit provincial Zabiullah Amani tha bashkëshorti i gruas është në Iran, dhe se ata nuk kanë fëmijë.
Ai gjithashtu pohon se kreu i punëve të grave në Sar-e Pul, Nasima Arezo ka konfirmuar se ky incident ka ndodhur.
Askush nuk është arrestuar dhe talebanët thuhet se kanë mohuar çdo përfshirje.
Lëvizja fundamentalist Sunni, e cila i ka rrënjët në kohën e pushtimit sovjetik dhe u shfaq nga lufta civile në Afganistan rreth vitit 1994, ka mbajtur pushtetin nga viti 1996 deri në vitin 2001.
Ajo ka vazhduar të zhvillojë sulme terroriste vdekjeprurëse, duke përfshirë vrasjen e katër personave në një sulm me bombë në një aeroport amerikan muajin e fundit dhe vrasjen e rreth 40 personave nga një sulmues vetëvrasës Taleban afër Kabulit.
Një Taleban i armatosur qëlloi Malala Yousafzai, i cila u bë laureatja më e re e çmimit Nobel për aktivizmin e saj, në Pakistan në tetor 2012./A.A.