Mbretëresha e harruar boheme a botës së artit të Parisit: Leonor Fini
Bohemja e Parisit e quajtur “It Girl”, mjeshtre e maskimit surrealist dhe n përgjithësi një femër e lirë, Leonor Fini ishte një nga njerëzit më të fotografuar të shekullit të 20-të. Dhe ende gati askush që pyes nuk e di emrin e saj, madje edhe këtu në Paris, ku ajo dikur sundonte botën boheme të artit parizian, konsiderohej si një nga ato pak gra që mundën të futen në lëvizjen surrealiste të dominuar nga meshkujt.
Piktorja joshëse e lindur në Argjentinë u zhvendos në qytetin e dritës në vitin 1932 dhe shpejt filloi të shihej në rrethin e njëjtë si Salvador Dali, Max Ernst (një nga dashnorët e saj të shumtë), Picasso dhe Henri Cartier- Bresson, duke marrë vëmendjen e çdo skene sociale në të cilën ajo hynte me bukurinë e saj imponuese, karakterit të gjallë dhe stilit pompoz.
Ajo kurrë nuk kishte pasur ndonjë trajnim artistik dhe si adoleshente, kaloi muaj të tërë me sytë e fashuar pas zhvillimit të një sëmundje okulare. Kur fashot u hoqën, ajo kishte një nevojë të thellë për të shprehur në mënyrë kreative vizionet që ajo kishte përjetuar gjatë verbërisë së saj, gjë që çoi në karrierën e saj si një artiste duke pikturuar gratë në pozita pushteti dhe duke festuar seksualitetin femëror. Kurrë skllave e konvencionales, ajo gjithashtu prodhoi pikturën e parë erotike mashkullore lakuriq të pikturuar ndonjëherë nga një grua, në vitin 1942.
Bota e artit ishte magjepsur nga Fini dhe erotizmi i saj i patrembur dhe filloi të ekspozonte punën e saj së bashku me emra të mëdhenj surrealistë. Ajo është referuar si femra “Dali”, edhe pse preferoj të mendoj për të më shumë si një Frida Kahlo pariziane. Por Leonor refuzonte të etiketohej apo ti përkiste ndonjë grupi, veçanërisht lëvizjes surealiste, e cila u themelua nga Andre Breton, një mizogjinist i cili besonte se gratë nuk mund të kishin një pozitë qendrore në art.
Edhe Salvador Dali u citua një herë në një vlerësim paternalist të punës së saj: “Më e mirë se shumica, ndoshta. Por talenti qëndron tek topet”.
Një feministe para kohës së saj dhe shumë e pavarur, Fini e hapi vetë rrugën e saj. Ajo ishte e lumtur që të ishte e huaj. Përveç të qenit një piktore e talentuar dhe një muzë për kaq shumë nga kolegët e saj surrealistë, ajo projektoi edhe për botën e modës dhe ka krijuar dhe përpunuar kostume për teatër dhe opera.
Leonor dikur ishte një nga fytyrat më të njohura të shoqërisë boheme pariziane. Ajo ishte në çdo festë që ja vlente të shkoje, duke qenë në qendër të vëmendjes me veshjet e saj ekstravagante dhe duke u shfaqur në të gjitha revistat e shoqërisë në mbarë botën.
Imazhi i çuditshëm “It Girl” i Finit ishte shpesh më i njohur se arti saj, dhe ajo ishte më e përfolur pas vdekjes për stilin e jetës së saj të çuditshëm, seksualitetin e hapur dhe marrëdhëniet famëkeqe treshe.
Haptazi biseksuale dhe anti-martesë, ajo dikur ka thënë:
“Martesa nuk më ka pëlqyer kurrë, unë kurrë nuk kam jetuar me një person. Që kur isha 18 vjeç, unë gjithmonë kam preferuar të jetoj në një lloj bashkësie – një shtëpi të madhe me atelienë time dhe macet dhe miqtë, me një njeri i cili ishte më tepër një dashnor dhe një tjetër i cili ishte më tepër një mik. Dhe kjo ka funksionuar gjithmonë.”
Deri në vdekjen e saj në vitin 1996 ajo jetonte në apartamentin e saj parizian me dy dashnorët e saj dhe shtatëmbëdhjetë macet e saj të dashura persiane, të cilat ndanë shtratin e saj dhe, gjatë vakteve lejoheshin të bridhnin në tryezën e ngrënies për të zgjedhur kafshata të shijshme.
Megjithatë në vitet e saj të fundit, ekonomia e Fini-t kishte rënë aq shumë sa që qeveria franceze refuzoi të pranojë pikturat e saj në vend të taksave të prapambetura nga pasuria e saj. Në një botë që kishte kërkuar të ruante krijimtarinë si një atribut mashkullor, Leonor Fini dhe arti i saj kishin rënë në errësirë.
Shoqata Art Dealers e Amerikës e quajtën atë”… artistja më e nënvlerësuar e shekullit të 20″.
Kështu që mendoj se është koha për ta shpëtuar këtë pariziane të harruar “Frida Kahlo” nga errësira. Le të njihemi në se ende nuk jeni, me trashëgiminë dhe artin e një mbretëreshë humbur boheme të botës së artit në Paris …
Në vitin 2011, doli një libër mbi Fini-n, shkruar nga shoku dhe kritiku i artit Peter Webb. Sphinx: Jeta dhe Arti i Leonor Fini është një plus i habitshëm dhe i bukur për çdo tryezë kafeneje që pëlqen ti prezantojë miqtë e saj me ikonat e harruara të së kaluarës./A.A.