“Mendoja se vetëm burrat kishin të drejta”
“Mendova se vetëm burrat kanë të drejta, për çdo gjë. Unë kurrë nuk kam besuar se kam të drejta.”
Këto janë fjalët e Zainab, një grua nigeriane e cila ka vuajtur vite abuzimi nga bashkëshorti i saj, pjesërisht për shkak se nuk e dinte se kishte të drejtë të jetonte pa dhunë. Ashtu siç kemi shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, Zainab na kujton se ndoshta shkelja më e madhe e të drejtave të njeriut është të parandalosh të tjerët të dinë të drejtat e tyre më themelore.
Ashtu si Zainab, shumë gra dhe vajza në mbarë botën rriten duke besuar se ato nuk kanë të drejta. Ky është rezultat i një jete diskriminimi dhe pabarazie. Tetëdhjetë e pesë për qind e grave që regjistrohen në programet tona tek Women for Women International thonë se ato nuk i dinë të drejtat e tyre – duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të qenë të lira nga dhuna.
Ato tregojnë histori se si familjet e tyre nuk i kanë lejuar që të shkojnë në shkollë apo në punë, dhe se si janë përballur me ngacmimet seksuale dhe dhunën, të detyruara në martesat e hershme, izolimin nga komunitetet e tyre dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut.
Ka gra si Zarghuna në Afganistan, e cila u detyrua të martohej që kur ishte gjashtë vjeç dhe të përballej me abuzimin nga vjehrri i saj.
Ose gra si Roselina në Nigeri, kunati i të cilës vodhi tokën e burrit të saj të ndjerë pas vdekjes së tij – tokë që me të drejtë i përkiste Roselinës dhe që ishte burimi i saj i vetëm i të ardhurave për të dhe tetë fëmijët e saj.
Ose gra si Caritas në Ruandë, burri i së cilës e godiste atë, aty ku shenjat nuk mund të shiheshin dhe që nuk e lejonte të largohej kurrë nga shtëpia e tyre.
Ato nuk e dinin se kanë të drejtë të jetojnë të lira nga gjithë këto.
Mësimi i të drejtave të tyre dhe marrja e masave
Historitë e tyre theksojnë se duke ditur të drejtat e tyre është themeli i fuqizimit ekonomik, politik dhe social i grave – dhe se parandalimi i grave në njohjen e të drejtave të tyre i mundëson autorët të kryejnë akte dhune kundër grave dhe krime të tjera pa u ndëshkuar. Një nga pjesët më të rëndësishme të punës së WfWI është ti edukojnë për të drejtat e tyre – ato të garantuara në vendet e tyre dhe ato të sanksionuara në të drejtën ndërkombëtare. Deri në fund të programit tonë shumëvjeçar, 94 për qind e grave thonë se tashmë i dinë dhe i kuptojnë të drejtat e tyre.
Kjo njohuri u jep atyre forcën për të vepruar.
Për Zarghunën, kur mësoi në lidhje me të drejtat e saj, i dha asaj vendosmërinë për të filluar biznesin e saj të qëndisjes në një vend ku pak gra janë në gjendje të punojnë jashtë shtëpive të tyre. Sot biznesi i saj punëson më shumë se 300 gra.
Për Roselinën, e bëri të shihte se ajo mund të përballej me kunatin e saj dhe familjen për tokën e vjedhur dhe pemët. Familja luftoi përsëri, por Roselina thotë: “Unë qëndrova e fortë, duke e ditur se ishte e drejta ime të kërkoja ato pemë. U desh pak kohë, por familja më në fund vendosi t’i dorëzojë ato. Sot, ato janë të miat.”
Për Caritas, i dha asaj fuqinë që ti thoshte burrit të saj abuziv, “Që sot e tutje, në qoftë se më rreh përsëri, unë do të të denoncoj. Sepse tani i di të drejtat e mia.” Sot, ajo drejton një biznes të suksesshëm bizhuterish, dhe burri i saj nuk abuzon më me të.
Angazhimi i Burrave për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave
Ndërsa festojmë forcën dhe guximin e grave si Zarghuna, Roseline dhe Caritas, ne gjithashtu duhet të pranojmë se edukimi i burrave rreth të drejtave të grave është një hap po aq i rëndësishëm për të siguruar që këto të drejta janë të mbrojtura.
Burra të panumërt mund dhe dalin në krahë të grave si aleatë për të sfiduar diskriminimin, dhunën dhe pabarazinë. Ata mbështesin gratë e tyre, nënat, motrat dhe mikeshat për të punuar drejt qëllimeve të tyre, dhe rrisin vajza të forta të cilat besojnë se mund të bëjnë çdo gjë që ëndërrojnë. Në komunitetet ku burrat kanë fuqinë për të parandaluar gratë nga qasja e të drejtave të tyre, aleatët burra janë ndër avokatët më të rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet.
Burrat si Dr. Denis Mukwege i Republikës Demokratike të Kongos, të cilin ne i dhamë Çmimin Kampion i Paqes të WfWI për vitin 2015, po përdorin zërin e tyre për të folur dhe për të inkurajuar burrat e tjerë për të mbështetur të drejtat e grave dhe barazinë. Si themelues dhe drejtor mjekësor i spitalit Panzi dhe një avokat i palodhshëm për t’i dhënë fund përdhunimit dhe dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave në konflikt, Dr. Mukwege ka folur për rolin e rëndësishëm që burrat luajnë në dhënien fund të dhunës ndaj grave.
“Problemi ynë është se edhe pse vetëm një pakicë e burrave përdhunojnë, pjesa më e madhe nuk denoncon.
Shumë burra mbyllin sytë dhe veshët në indiferencë totale. Por le të themi se përdhunimi nuk është një marrëdhënie seksuale, është shkatërrimi i tjetrit; është mohimi i humanizmit të tjetrit. Ne nuk mund të mbyllim sytë dhe veshët kur dikush mohon dhe sfidon njerëzimin e tjetrit.
Le të hapim sytë dhe veshët përballë akteve të tilla të liga dhe të flasim kur kemi dëshmuar të papranueshmen. Edhe pse mund të mos jemi vetë përdhunues, ne bëhemi bashkëpunëtorë të krimeve, duke mos i denoncuar ato.
Unë u bëj thirrje burrave që besojnë në barazinë gjinore.
U bëj thirrje burrave që refuzojnë të mbyllin sytë dhe veshët e tyre, dhe u bëj thirrje që të flasin.
U bëj thirrje burrave që tu bashkohen grave në luftën që ato kanë pasur në mbi 100 vitet e fundit për të drejtat e tyre themelore dhe fundamentale.
Ka ardhur koha, që të qëndrojmë në solidaritet me gratë, për gratë.”/A.A.