Në kishë, duke rrëfyer se si ke sulmuar dikë seksualisht, merr duartrokitje të forta
Në një mëngjes të diele në fillim të këtij muaji, Andy Savage, një pastor i stafit në një megakishë ungjillore në Memphis, rrëfeu për kongregacionin e tij, që në vitin 1998, kur ishte 21 vjeç, ishte përfshirë në një “incident seksual” me një vajzë 17-vjeçare. Savage e kishte takuar adoleshenten kur ishte në kolegj dhe shërbente si praktikant në një kishë baptiste pranë Hjustonit. Pasi u ofrua ta shoqëronte për në shtëpi pas një eventi të grupit të të rinjve në kishë një mbrëmje, Savage e parkoi makinën e tij në pyjet e errëta afër shtëpisë së saj dhe e sulmoi atë seksualisht.
Duke pasur parasysh momentin e tanishëm të #MeToo dhe gjithashtu ndalimet shumë të forta që evangjelistët kanë kundër aktivitetit seksual të pamartuar, Savage mund të ketë pasur frikë nga gjykimi i ashpër për pohimin e tij të dielën në mëngjes. Në vend të kësaj, kongregacioni në Kishën e Highpoint i dha pastorit të tij një duartrokitje të gjatë.
Historia e Savage i bashkohet një liste të gjatë dhe në rritje të raporteve të abuzimit seksual në kishat ungjillore dhe nëpër shërbesa që kanë dalë në dritë këto vitet e fundit. Ndërkohë që shtypi është përqendruar në disa raste të profilit të lartë, siç janë incidentet e sulmeve në kolegjet dhe universitetet e krishtera ose në kulturën e abuzimit seksual brenda disa ministrive ungjillore, hashtagu i nisur kohët e fundit #ChurchToo ka mbledhur mijëra histori të dhimbshme të grave (dhe disa burrave) evangjelistë, të cilët kanë vuajtur abuzime dhe ngacmime seksuale në kishat e tyre, shpesh nga duart e udhëheqësve të tyre shpirtërorë.
Por, siç tregon pjesa më e madhe e rrëfimeve të #ChurchToo dhe rrëfimi dramatik i Savage, teologjia evangjeliste e faljes dhe kultura e saj institucionale e udhëheqjes vetëm mashkullore mund t’i pengojë evangjelistët të përballen ndershmërisht me abuzimin seksual në radhët e veta.
Pjesa më e madhe e forcës së lëvizjes #MeToo, ka të bëjë me mënyrën se si i ka kthyer hierarkitë mbizotëruese të kulturës amerikane që lehtësuan abuzimin e që tani po i del kundër. Me lëvizjen #MeToo, gratë e heshtura prej shumë kohësh kanë gjetur zërat e tyre kolektivë dhe sulmuan kështjellat e pushtetit që kultivonin dhe mbronin abuzuesit e tyre. Implikimet radikale të këtij momenti nuk janë vetëm që këto viktima më në fund mund të marrin një masë të vogël drejtësie, por edhe mundësinë që shumë studio, qëndra tregtare dhe sallat e Kongresit të duken krejt ndryshe në vitet e ardhshme, të ndryshuara nga forcat që çrrënjosën shkelësit, rritën vizibilitetin dhe fuqinë e grave dhe vendosën politika dhe procedura më të ashpra.
Ndërkohë që #MeToo kërkon të çmontojë strukturën ekzistuese të pushtetit që nxit abuzimin, shumica e trajtimit të ngacmimeve seksuale dhe rasteve të sulmeve në lagjet evangjeliste, e shndërron operacionin bazë të aktivizmit #MeToo. Në këta skenarë, keqbërësi vihet në qendër të vëmendjes ndërsa viktima mbetet në hije. Janë rrëfimi dhe sikleti i tij, por shpesh edhe racionalizimi, që një trup kishtar mblidhet së bashku për të dëgjuar në një mëngjes të diele, dhe jo thirrjet e zemërimit dhe dhimbjes së saj me të cilat duhet të ballafaqohen. Nëse lëvizja #MeToo ka qenë për thyerjen e heshtjes, përgjigja evangjeliste ka qenë që të lejojë zërin e abuzuesit të mbushë zbrazëtinë.
Vendosja e keqbërësit në qendër të tregimit ndryshon rrjedhën e veprimit për ata rreth tij dhe institucionin që e punëson, duke bërë prioritet faljen për mëkatet e tij dhe jo drejtësinë për lëndimin e saj.
Krishtërimi na mëson se për shkak se Perëndia i ka falur ata, të krishterët po ashtu duhet të falin njëri-tjetrin, një besim që evangjelistët e theksojnë në veçanti. Pa dyshim, ky është një mesazh i fuqishëm i shpengimit dhe pajtimit. Por gjithashtu mund të përdoret me lehtësi për përfundime perverse.
Shumë e shumë gra evangjeliste kanë ndarë përvojat e tyre se si udhëheqësit e kishës i detyruan të falnin abuzuesit e tyre, dhe i akuzuan ato që refuzuan apo që shfaqnin hezitim për ta bërë këtë, sikur po çnderonin Perëndinë. Në mjedise të tilla, viktima bëhet shkelësi dhe keqbërësi shndërrohet në të lënduarin.
Vajzat e reja që shikojnë ngjarjen në kishat e tyre, mësojnë shpejt se ruajtja e heshtjes dhe e turpit të tyre mund të jetë një çmim më i vogël për të paguar se sa të dalin dhe të tregojnë historinë e tyre. Për burrat që akuzohen, duke shprehur publikisht besimin e tyre në faljen e Perëndisë për mëkatin e tyre, siç theksoi Savage në rrëfimin e tij, gjithashtu funksionon për t’i detyruar anëtarët e kishës që të bëjnë të njëjtën gjë.
Kjo nuk do të thotë që këta njerëz nuk përballen me pasoja. Rrëfimi i Savage i ka kushtuar atij personalisht. Ai humbi një marrëveshje libri me grupin botues të krishterë Bethany House dhe kisha e tij e vendosi me pushime të detyruara. Por fokusi në pendimin dhe faljen individuale shpesh errëson kushtet më të thella që nxisin abuzimin. Ai gjithashtu mund të parandalojë reformën.
Me shumë arsye të forta, evangjelistët e kanë kritikuar shumë gjatë Hollywood-in dhe Washington-in si bastione të imoralitetit dhe hipokrizisë. Megjithatë, lëvizja #MeToo tashmë ka bërë përpjekje të vërteta për të ndryshuar atë që ndodh në industrinë e argëtimit dhe në Capitol Hill. Për të krishterët që kujdesen për dëshminë e kishës ndaj botës, këto përpjekje duhet të jenë një shembull ndëshkimor. Nëse Washington-i dhe Hollywood-i e tregojnë veten shumë më të gatshëm të reformohen, çfarë do të thotë kjo për evangjelizmin?/A.A.