Nergis Mavalvala, shkencëtarja e famshme Pakistaneze
Euforia në Pakistan mbi një zbulim të madh shkencor të hipotezuar nga Albert Einstein një shekull më pare, ka ardhur si një surprizë e madhe për profesoreshë Nergis Mavalvala, e cila ndihmoi një ekip shkencëtarësh në zbulimin historik të valëve gravitacionale.
Çfarë qëndron pas suksesit të një gruaje që u rrit në Pakistan si një anëtare e një komuniteti minoritar me ëndrra të pazakonta për të qenë një fizikante dhe ndjekjes së vazhdueshme të kësaj ëndërre në institute si Wellesley College dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts?
“Jam u rritur në një familje ku rolet stereotipike gjinore nuk kanë pasur shumë rëndësi”, thotë Dr Mavalvala. “Kështu që unë u rrita duke menduar se gratë mund dhe duhet të bëjnë çdo gjë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. ”
“Prindërit e mi nuk janë shkencëtarë dhe nuk i ndjekin plotësisht të gjitha gjërat që bëj unë. Por ata kanë qenë gjithmonë mbështetës. Ata gjithmonë mendonin “, nëse kjo është ajo që dëshiron të bëjë, ta lemë të qetë dhe le të vazhdojë me të” – kjo është një situatë shumë e fuqishme për tu rritur”
Ajo shton: “Nuk ka pasur presion për të bërë diçka që ishte ëndrra e tyre dhe jo e imja.”
Edhe pse nuk e ka vizituar edhe aq shumë Pakistanin në 30 vitet e fundit pasi shumica e familjes së saj të afërt është e vendosur jashtë tij, Dr. Mavalvala dëshiron që pakistanezët të dinë për udhëtimin e saj:
“Unë kam menduar seriozisht për atë që dua që njerëzit të dinë në Pakistan, pasi kam tërhequr vëmendjen atje. Çdokush duhet të jetë në gjendje të ketë sukses – nëse je grua, një pakicë fetare ose nëse je gej. Nuk ka rëndësi “, thotë ajo.
“Çdokush duhet të jetë në gjendje ti bëjë ato gjëra. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj, sepse unë jam të gjitha këto gjëra. Me kombinimin e duhur të mundësive, ishte e mundur për mua.”
“Duke u rritur, unë nuk e dija se kishte lendë të tilla si astrofizika. Unë e dija se kishte fizikë dhe e dija se ishte një qiell i tërë i mbushur me objekte mjaft interesante, “thotë Dr. Mavalvala.
“Unë isha shumë e re kur fillova të mësoja rreth yjeve. Kamë jetuar në lagjen Clifton në një ndërtesë me apartamente dhe shkoja në tarracën e ndërtesës në netë të caktuara të vitit, kur kishte reshje meteorësh dhe shikonim meteoritet … Kam pasur këtë lloj kurioziteti tipik rreth universit. Gjithashtu isha edhe shumë e interesuar se si filloi universi. Kjo ishte formuar për shkak se unë nuk besoja në asnjë shpjegim tjetër fetar për këto gjëra edhe kur isha fëmijë. ”
Edhe pasi ajo bashkohet me kolegët e saj në Observatorin e Laser Interferometric Gravitational Wave dhe shkencëtarët e tjerë nga e gjithë bota në realizimin e këtij përparimi, Dr. Mavalvala ende mendon se ata “vetëm sa prekën majën e ajsbergut”.
“Ky zbulim është vetëm fillimi. Ne kemi gjetur vrima të zeza që nuk i prisnim të ishin aq të mëdha … por ashtu siç i zbuluam ato, ashtu kemi shumë pyetje për t’iu përgjigjur, “thotë ajo.
“Si mund të rriten kaq shumë? Ndjenja ime është se [me] çdo zbulim të madh … momenti që ju ndjeni se keni bërë zbulimin, pasohet nga një realizim që ju në të vërtetë thjeshtë keni hapur vend për më shumë pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni. Është me të vërtetë gallatë! “/A.A.
/dawn.com