Nga një broshurë e LEGO e vitit 1974
“Për prindërit. Nevoja për të krijuar është po aq e fortë në të gjithë fëmijët, djem dhe vajza. Është imagjinata ajo që ka rëndësi. Jo aftësia. Ju ndërtoni çdo gjë që ju vjen në kokë, ashtu siç e dëshironi atë. Një krevat apo një kamion. Një shtëpi kukullash apo një anije kozmike. Shumë djem i pëlqejnë shtëpitë e kukullave. Ato janë më njerëzore se sa anijet kozmike. Shumë vajza preferojnë anijet kozmike. Ato janë më emocionuese se shtëpitë e kukullave. Gjëja më e rëndësishme është që të vendosim materialin e duhur në duart e tyre dhe ata le të krijojnë çfarë të duan.”
Daniel Fry e zbuloi këtë broshurë në kutitë e Legos në shtëpinë e gjyshes së tij dhe e postoi atë në Reddit. Ai i tha HuffPost se “U habita me atë mesazh aq modern i cili komunikonte aq thjeshtë dhe në mënyrë elokuente një mesazh aq të fuqishëm. Mendova se njerëzit do të ishin të interesuar të shihnin se si një markë e tillë e njohur si Lego ishte aq progressive që 40 vjet më parë.”
Si shumë lodra, duke përfshirë edhe ato të Legos, tashmë janë ndarë në mënyrë gjinore që nga vitet 1980, Fry mendon se ky mesazh nga shumë vite më parë, ofron një mësim të rëndësishëm për prindërit e fëmijëve të sotëm: “Unë shpresoj që njerëzit të kujtohen se sa e rëndësishme është të mos i bllokojnë fëmijët e tyre të luajnë me një lloj lodre, dhe ti lejojnë të luajnë si të duan ata, të ushqejnë krijimtarinë dhe individualitetin”./A.A.