Nisma #HeForShe nga Suedia, India e deri në Kenia
Në vitin 2014, gjatë orëve të pikut, një grua ishte në një stacion autobuzi të mbingarkuar me njerëz në Nairobi, duke pritur që të shkonte në shtëpi. Më pas ajo u vu mes një grupi meshkujsh të cilët e keqtrajtuan dhe grisën rrobat e saj derisa mbeti e zhveshur. Ata e shkelmuan në ijë dhe vazhduan ta rrihnin edhe pse ajo bërtiste dhe përpiqej të mbrohej. Krimi i saj? Kishte veshur një fund të shkurtër.
Çdo ditë gra në të gjithë botën paguajnë një çmim për marrëdhëniet e pabarabarta të pushtetit mes grave dhe burrave. Qoftë ajo një grua që po e zhveshin në një rrugë në Nairobi sepse është veshur në mënyrë “të papërshtatshme”, një studente indiane e përdhunuar në grup në një autobus, një vajzë suedeze e rrahur deri sa humbi ndjenjat nga i dashuri i saj ose një menaxhere femër që nuk e fiton ngritjen në detyrë, të gjitha këto përfaqësojnë pasojat themelore të qëndrimeve shoqërore për të mbajtur gratë nën kontroll. Rezultati përfundimtar? Përmes llojeve të ndryshme të kontrollit dhe frikësimeve, gjysma e njerëzimit është e ndaluar të gëzojë të drejtat e saj njerëzore.
Gratë dhe vajzat në të gjithë globin, përjetojnë dhunë në të gjitha format në shtëpi dhe në publik. Në shumë vende mbretëron heshtja në përhapjen e dhunës në familje ndaj grave, madje edhe në vendet ku barazia gjinore ka qenë disi e arrirë.
Nuk është sekret se India renditet me Afganistanin, Kongon dhe Somalinë si një nga vendet më të rrezikshme për gratë. Me raportet ku një grua përdhunohet çdo 18 orë në Nju Delhi, kryeqyteti tashmë është i njohur si “kryeqyteti i përdhunimeve ‘të Indisë.
E ndërsa konsiderohet zakonisht si një nga vendet kryesore në lidhje me barazinë gjinore, Suedia nuk ëstë aspak e huaj për dhunën me bazë gjinore. 28.200 raste të sulmit kundër grave janë raportuar në polici në vitin 2014, nga të cilat më shumë se 60 për qind janë kryer në shtëpi nga një person i njohur i gruas.
Gjatë vitit të fundit, Kenia ka parë raporte tronditëse të dhunës ndaj grave. Jo vetëm që dhuna ishte e natyrës brutale, por më shqetësues dhe brengosës është qëndrimi shpërfillës i dëshmitarëve.
(KDHS)Studimi Demografik dhe Shëndetësor i Kenyas për vitin 2008-09 gjeti se katër nga dhjetë femra e kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës me bazë gjinore, që përfshin gjymtim të gjenitaleve femërore. Në veçanti, studimi gjeti se shumica e dhunës fillon rreth moshës 15 vjeçare, dhe intensifikohet me moshën dhe numrin e fëmijëve që gruaja ka.
Disa javë më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Nairobi nisi fushatën #HeForShe online, duke u bërë thirrje burrave që të nënshkruajnënë #HeForShe në një demonstrim publik të angazhimit të tyre për të parandaluar dhunën dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Fushata #HeForShe synon të sjellë mesazhin se edhe pse ligjet ekzistojnë për të trajtuar dhunën gjinore dhe garantimin e barazisë gjinore, çdo mashkull duhet të marrë përgjegjësi personale për të çrrënjosur vesin e diskriminimit gjinor në shtëpinë e tij. Vetëm atëherë një shoqëri mund të fillojë të ketë një qëndrim të bashkuar për ti dhënë fund një padrejtësie të kryer kundër grave dhe vajzave, duke u mohuar atyre të drejtat bazë të njeriut siç është një jetë me dinjitet, zgjedhja dhe liria.
Dhuna dhe strukturat diskriminuese kontribuojnë në mbajtjen e grave jashtë forcës së punës, kështu hedhin poshtë gratë, familjet e tyre, dhe komunitete të tëra për breza me rradhë, në Kenia dhe gjetiu. Kenia duhet të arrijë qëllimet e parashikuara në Vizion 2030, potencialin e të gjitha Kenianëve, grave dhe burrave.
Ka ardhur koha për ndryshim. Të gjithë meshkujt duhet të marrin një qëndrim të fortë kundër dhunës dhe diskriminimit, që Kenia të arrijë premtimin dhe potencialin e saj të plotë si popull dhe komb.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë djemve dhe burrave; udhëheqësve të komunitetit dhe udhëheqësve fetarë, të rinjve dhe të moshuarve, dhe njerëzve në të gjitha nivelet e shoqërisë për t’u bashkuar me iniciativën #HeForShe, për t’i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës ndaj të gjitha grave dhe vajzave.
Nisma #HeForShe ofron një mundësi të madhe për të manifestuar përkushtimin tonë për këtë kauzë dhe për të vendosur tendencën për një shoqëri të shëndetshme dhe më të sigurtë për të gjithë.
Për më shumë klikoni: www.huffingtonpost.com