Një letër e hapur prokurorit që mbylli çështjen time të përdhunimit
Melissa Jeltsen e Huffington Post raportoi kohët e fundit mbi komentet nga ana e prokurorit për Hillsborough County, Florida, republikanit Mark Ober, i cili është nën shënjestër pasi tha se një vajzë adoleshente shkoi “vullnetarisht” me njeriun e akuzuar se e abuzoi seksualisht atë. Zyra e Ober fillimisht nuk pranoi të ngrinte padi, vetëm të rishikonte akuzat pasi u zbuluan nga mediat lokale. Në përgjigje të kësaj, viktima e këtij rasti shkroi letrën e mëposhtme të hapur për Ober.
I nderuar Z. Ober,
Shpesh konsiderohet si një mendim enigmatik se pse gratë shpesh nuk i raportojnë krimet e një natyre seksuale. Ideja është se raportimi do ti sjellë mbrojtje viktimës, se do të sjellë përfundimin, dhe se drejtësia do të vihet në vend. Para se të kisha të bëja me ju dhe administratën tuaj unë do të kisha menduar të njëjtat gjëra, dhe do të thosha që këto gra në mënyrë unanime do të bënin mirë të raportonin. Për fat të keq, tani më shumë se kurrë, unë i kuptoj.
Fakti është z. Ober, se kur kisha të bëja me ju dhe administratën tuaj jam ndjerë e gjykuar, e tallur, e fajësuar, e hedhur poshtë, dhe e lënë pas dore për shumë kohë. Kam pasur njerëz që më shihnin dhe thoshin se unë i dhashë miratimin, në një skenar ku nuk mund të jepej miratim. Më kanë pyetur më shumë herë nëse më “pëlqeu”, se sa më kanë pyetur nëse më dhembi. Kam kaluar muaj duke jetuar me frikë se mos rasti im bëhej publik, dhe se trauma e raportimit përmes këtij sistemi do të kishte shkuar dëm. Sepse pavarësisht se thoni se “i dini faktet”, dhe se tani e pranoni se është kryer një krim, ju e mbyllët çështjen time. Ju e mbyllët çështjen time dhe thatë se nuk ka çfarë akuzash të ngrihen, dhe se nuk mund të bëhet asgjë për mua. Pas disa muajsh që hidhesha nga një detektiv tek një tjetër, duke luftuar vetëm për të marrë vesh të rejat nëpërmjet një telefonate, më thanë se asnjë e keqe nuk është kryer dhe se do të ishte shumë e lehtë për të më fajësuar mua. Më refuzuat, dhe nuk kisha vlerë për të marrë kohën tuaj. Është vetëm falë Radio BTLS dhe WTSP Channel 10 që ju morët mundimin ti hidhnit një vështrim të dytë rastit tim. Duke e bërë me të vërtetë të frikshme të mendosh për të gjitha viktimat e tjera që ju i keni refuzuar me siguri, të cilat nuk kishin burimet që kam unë për të vazhduar të shtynin përpara çështjen e tyre.
E vërteta e trishtë, z Ober, është se pas përvojës time me ju, nëse do të më sulmonin sërish ndonjëherë, përdhunonin, ose diçka të kësaj natyre dhe ju të ishit ende Prokuror, unë nuk do ta raportoja. Sepse unë jam ndjerë më shumë e shfrytëzuar gjatë përvojës së të pasurit ju si lidhjen time të vetme me drejtësinë se sa jam ndier gjatë gjithë kohës së krimit që më solli në derën tuaj. E them këtë jo si një lutje për gratë që nuk kanë raportuar për të fshehur viktimizimin e tyre, por për të nxjerrë në pah se sa shumë keni dështuar me mua dhe familjen time, dhe me siguri me shumë gra të tjera para meje. Unë kam qenë me fat, nëse dikush mund ta quajë kështu, që po ja dal mbanë. Sepse me ty në atë zyrë, shumë pak ja dalin.
Kështu që ju mund të thoni çfarë të doni për mua, dhe rastin tim, në çdo forum apo gazetë apo burim lajmi që hasni. Nuk mund të më dëmtoni më shumë se ç’keni bërë. Por unë do të vazhdoj të qëndroj çdo ditë dhe të them me siguri se koha juaj në atë zyrë duhet të marrë fund. Sepse asnjë viktimë nuk meriton të trajtohet në mënyrën që u trajtova unë. Sepse çdo viktimë duhet të dalë nga kjo situatë më e fortë se më parë. Sepse asnjë viktimë nuk e meriton të përfaqësohet nga ju. Sepse ju nuk e meritoni këtë punë, ju nuk e keni besimin tim, dhe nuk do ta keni votën time. Është shpresa ime e sinqertë që dhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Të fala,
Vajza të cilën nuk do ta harroni kurrë/A.A.