Një mesazh emocionues nga stadiumi “Zeqir Ymeri”
Një banderolë me mesazhin “Barazia Gjinore sjell fitore 50-50”, u shfaq në shkallët e stadiumit të Kukësit gjatë kohës që ekipet e Kukësit dhe Skënderbeut ndesheshin në fushë këtë të Dielë. Për herë të parë një mesazh i tillë i rëndësishëm mbi barazinë gjinore bëhet pjesë e botës sportive shqiptare. Kjo është një nismë e Qendrës për Progres Rinor, një nga organizatat më të njohura rinore të Shqipërisë të veriut. /A.A.