Presidenti Thaçi dhe heroinat kombëtare
Sot në pervjetorin e dy dëshmorëve Kosovarë, një burrë dhe një grua, dy bashkëshortë, dy komandantë të UÇK-së të vrarë në betejë për çlirimin e atdheut të tyre, madje heroizmi dhe kontributi i tyre i kaloi edhe kufijtë nacionalë, duke luftuar edhe për lirinë e shtetit kroat, presidenti i Kosovës shkruan “Komandant Fehmi Lladrovci me bashkëshorten e tij”.
Xheve Lladrovci ka qenë një mësuese, një e burgosur politike dhe gruaja me gradën më të lartë ushtarake në UÇK, Gjeneral-Majore e brigadës së 114, por për presidentin Thaçi ajo, gruaja, heroina, komandantja, bashkëshortja, ishte veçse një bashkëshorte./A.A.