Rio 2016: Notarja kineze tregon se ç’do të thotë të të vijnë periodat gjatë garës
Notarja kineze, Fu Yuanhui, ka thyer tabu duke folur publikisht për eksperiencën e saj të sikletshme pasi ditën kur kishte garën e notit në Lojërat Olimpike iu desh të përballej edhe me dhimbjet e ciklit menstrual.
Menjëherë pas përfundimit të garës, ajo i ka thënë një gazetari se nuk ndihej mirë për shkak të dhimbjeve nga periodat. Edhe gjatë momentit që notarja ka dalë nga pishina ajo është parë të mbajë stomakun me duar dhe në fytyrë ishte e zbehtë. “Nuk notova siç duhet sot. E zhgënjeva skuadrën. Duke qenë se dje më kanë ardhur periodat, ndihem shumë e lodhur, edhe pse ky nuk është një justifikim për rezultatin”, – ka thënë Fu Yuanhui.
Sipas CNN, njerëzit në Kinë janë duke postuar në rrjete sociale për rrezikun që kanë atletet të cilat garojnë gjatë cilit menstrual. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë fajësuar notaren se ajo ka gënjyer pasi për moralin e gruas kineze është turp që ajo të vendosë tampon ndaj dhe nuk besojnë se ajo e ka bërë diçka të tillë, por thjesht është justifikuar për rezultatin.
Ndërkohë, gjinekologu Jen Gunter ka thënë se është e papranueshme që gratë po “kryqëzohen” për sa i përket ciklit menstrual, sepse edhe nëse nuk përdorin fare tampon ato nuk i shkaktojnë asgjë hapësirës publike të pishinës sepse klori nuk e lejon këtë. /A.A.