Si e shohin botën gratë myslimane që veshin niqab (foto)
CAIRO – Në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, disa gra konservatore myslimane e shohin botën rreth tyre përmes niqab-it.
Për shumicën, niqab-i është një zgjedhje. Ato e veshin atë nga interpretimi i tyre i Kuranit dhe hadithit, një koleksion traditash dhe anekdotash rreth Profetit Muhamed, që besojnë se trupi i gruas duhet të mbulohet për modesti.
Si fotograf për The Associated Press, kam udhëtuar në të gjithë Lindjen e Mesme dhe shpesh shoh gra që veshin niqab. Në vendin tim në Liban, si vishet një grua mbetet një zgjedhje personale, ku disa veshin bikini për në plazh, ndërsa muslimane të tjera veshin shami koke apo niqab.
Por me lindjen e grupit të Shtetit Islamik ekstremist në Siri dhe në Irakun fqinj, militantët kanë detyruar gratë në zonat që kanë nën kontrollin e tyre të veshin niqab. Dënimet për mosbindje ndaj tyre mund të jenë tepër të ashpra – madje edhe vdekje.
Kjo do të thotë se ato gra tani e shohin botën ndryshe nga si e shihnin më parë. Një niqab është një perçe që mbulon tërësisht fytyrën ose ka vetëm një hapje të vogël për sytë, duke ndryshuar mënyrën se si një grua që e vesh, sheh botën rreth saj. Gratë gjithashtu duhet ti ngrenë pak ato që të jetë në gjendje të hanë apo të pinë.
Në udhëtimet e mia, vendosa të bëja foto nëpërmjet një niqabi të plotë për të ofruar një pamje të shkurtër të asaj se si është të shohësh përmes tyre. Në qytetin tim të Beirutit, kam bërë foto ku ngjyrat e ndritshme të Mesdheut u zbehën nëpërmjet tij. E njëjta gjë ka ndodhur në piramidat Gizës në Egjipt, ku një qiell blu me diell u errësua.
Pavarësisht kësaj, disa gra thonë se u pëlqen anonimiteti dhe mbrojtja nga ngacmimet që u siguron niqabi.
Këtu janë një seri fotografish që kam bërë nëpërmjet niqab-it në gjithë Lindjen e Mesme.
Marrë nga: www.huffingtonpost.com
- Niqab
- Niqab 1
- Niqab 2
- Niqab 3
- Niqab 4
- Niqab 5
- Niqab 6
- Niqab 7
- Niqab 9
- Niqab 10
- Niqab 11
- Niqab 12