Sytjenat janë shumë të shtrenjta për gratë
Sytjenat janë shumë të shtrenjta për gratë. Një palë sytjena të mira kushtojnë mesatarisht rreth 50 dollarë( në Shqipëri rreth 30 mijë lekë) dhe gratë inkurajohen të blejnë sytjena të të tëra llojeve. Pa rripa, të mbushura, të mbyllura, sportive, seksi, etj dhe modelet po shtohen gradualisht.
Një vajzë thotë:
“Sytjenat janë shumë të shtrenjta. Një çmenduri e vërtetë”.
Nuk është çudi që industria e sytjenave në Amerikë vlen 6,5 miliardë dollarë. Pazari për sytjena mund të jetë shumë i vështirë.
“Të bësh pazar për sytjena është një makth i vërtetë. Sot kam provuar 33 sytjena.”
Edhe nëse gjen një palë që të rrinë mirë, moda shpesh bllokon funksionin.
Në një skenë filmi disa vajza po i thonë një vajze të re që po provon një palë sytjena të reja:
“Duket sikur ke një gjoks të gjatë. Një uni-gjoks”
Por të veshësh sytjena nuk është e detyrueshme. Në fakt, çmimi dhe bezdia që ato shkaktojnë, po bën që shumë gra të mos i përdorin më.
“Jo, nuk je e detyruar të veshësh gjithmonë sytjena”.
Dhe ne duhet të respektojmë zgjedhjen personale të grave që të mos veshin sytjena./A.A.