“Të fshihen nga media ‘online’ komentet denigruese për femrat”
Deputetja Majlinda Bregu ka bërë një propozim interesant sot në takimin e Aleancës së Grave Deputete (Lexo më shumë për këtë takim KETU)
“Kam depozituar sot kërkesën në Kuvend kryetarit Meta për dy nisma ligjore, ndryshime. E para ka të bëjë me shqetësimin e vazhdueshëm, që secila nga ne që është figurë publike, por jo vetëm çdo grua dhe vajzë ka mbi raportimet dhe komentet që bëhen në faqet e medieve ‘on line’, – theksoi Bregu. – Është shkelje e cenimit të dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje, ndaj kam propozuar sot ndryshimin për kodin civil, që do të thotë se në mediat ‘on line’ është e detyruar ose do jetë e detyruar të fshijë komentet denigruese për gratë dhe vajzat në faqet e tyre”.