“Unë Jam Supergrua” manifestime paqësore për Ditën Ndërkombëtare të Grave nesër në Tiranë, Fier dhe Vlorë
Dita Ndërkombëtare e Grave do të vijë me një aktivitet ndryshe në disa qytete të Shqipërisë.
AWEN (Albanian Women Empowerment Netëork) do të organizojë manifestimin “Unë Jam Supergrua” nesër në orën 11:00 tek Sheshi Nënë Tereza në Tiranë.
Edhe në Fier dhe Vlorë organizata lokale do të organizojnë manifestime paqësore nën moton “Unë Jam Supergrua”.
“Së bashku për supergratë e të përditshmes sonë, shpesh të padukshme! Përgatit pankartën tënde për supergratë e supervajzat dhe bashkohu me ne! Shpërndaje këtë postim me hashtag-un#8MarsUnëJamSupergrua apo #8MarsUnëJamSupervajzë Ftojmë të gjithë Supermen-ët 🙂 të na bashkohen”, thuhet në njoftimin e AWEN.
/l.k./

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.