Ushtarake me uniformë, pozojnë për “të normalizuar dhënien e gjirit”
Kur Tara Ruby ishte aktive në detyrë në Forcat Ajrore nga viti 1997 deri në vitin 2001 nuk ka pasur dhoma të dhënies së gjirit ose hapësira të dedikuara për nënat që japin gji.
Pasi lindi djali i saj i parë, Ruby kujton se si futej fshehurazi në zyra boshe dhe banjo, kudo ku mund të gjente paksa intimitet për 20 deri në 30 minuta për të nxjerrë qumështin me pompë.
Kjo është arsyeja pse ishte shumë e lumtur kur mori vesh se në selinë e Fort Bliss, në postin Ushtarak në El Paso Texas, ishte krijuar një dhomë enkas për nënat e reja dhe foshnjet e tyre. Ajo ka karrige të rehatshme, një frigorifer për ruajtjen e qumështit dhe një lavaman, gjëra të vogla që bëjnë një dallim të madh kur keni nevojë për të nxjerrë qumështin e gjirit çdo disa orë.
Gjithçka që mungonte ishte pak dekor në muret e zhveshur. Për ta bërë dhomën më joshëse, Ruby, tani një fotografe në El Paso, është ofruar për të dhuruar fotografi për këtë dhomë.
Vizioni i saj: Portrete të ushtareve me uniforma duke ushqyer fëmijët e tyre me gji.
“Mendova se do të ishte bukur të ofrojadisa fotografi si një demonstrim mbështetjeje,” tha ajo. “Duke parë një foto si kjo ndihmon nënat të kuptojnë se ato mund të jenë ushtare aktive si dhe të sigurojnë mbështetje për fëmijët e tyre.”
Marrëdhëniet me Publikun dhe Komanda e Garnizonit në Fort Bliss, i miratuan fotot, tha një zëdhënës i ushtrisë.
“Unë mendoj se është e mrekullueshme që ushtria po mbështet nënat active në detyrë,” tha Ruby. “Ndonjëherë, ju rastis një moment në karrierën tuaj ushtarake, ku ju duhet të zgjidhni midis të qenit ushtarake dhe të qenit nënë, dhe një foto si kjo ndihmon nënat që të kuptojnë që nuk kanë pse të zgjedhin.”
“Nënat kanë nevojë për mbështetje në mënyrë që të mos ju duhet të zgjedhin midis familjes dhe shërbimit.”/A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=tEoGi82Tb-s