Zemërimi i vogëlushes mbi rrobat seksiste është fantastik (video)
Një vogëlushe i ka rënë në të, kur foli gjithë pasion në lidhje me rrobat që ofrohen në Tesco.
Daisy Edmonds, e cila është vetëm 8 vjeç, po bënte pazar në seksionin e veshjeve në Tesco, kur u mërzit shumë për shkak të dallimeve midis rrobave të “vajzave dhe atyre të djemve”.
Vajza e vogël e cila është nga Wiltshire, nuk mund të kuptonte arsyet e ndryshimeve në sloganet mbi bluzat që Tesco ofronte.
Ndërsa bluzat e vajzave shkruanin parulla të tilla si “Hey!”, “Bukuroshe” dhe “Ndjehem e mrekullueshme”, bluzat e djemve shkruanin”Të pret aventura në shkretëtirë”, “Hero” dhe “mendo jashtë kutisë.”
Nëna e Daisy-t, Becky e filmoi gjithë këtë pasion me celularin e saj dhe është diccka e mahnitshme.
Daisy pyet se çfarë duan të thonë sloganet, duke treguar rrobat e ‘djemve’ dhe thotë ” mendo jashtë kutisë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë të ndjekësh aventurat e tua. Mos lejo asgjë të të ndalojë, ndiq ëndrrat e tua. “Pastaj vogëlushja tregon nga rrobat e ‘vajzave’. ” ‘Hej!’ Çfarë do të thotë kjo? Nuk më duket aspak frymëzuese. Cila pjesë e ‘hey!’ është fantastike? Nuk e kuptoj.”
Ajo vazhdon të shpjegojë se pse nuk duhet të ketë një ndryshim të tillë madhor në veshjet për secilën gjini.
“Është e padrejtë sepse të gjithë mendojnë se vajzat duhet vetëm të jenë të bukura dhe se djemtë duhet vetëm të jenë aventurierë. Unë mendoj se kjo është e gabuar, sepse, pse duhet që rrobat e djemve dhe vajzave të jenë të ndara kur ne jemi po aq të mira sa ata.”
Daisy vazhdon të zhvendosë disa nga rrobat më ‘frymëzuese të djemve’ në seksionin e ‘vajzave’.
“Mendoj se vajzat duhet të jenë heroina, kështu që unë do ti vendos ato në seksionin e vajzave,” thotë ajo.
Në një deklaratë, nëna e saj Becky, ka thënë: “Daisy nuk e kupton pse duhet të ketë ndarje. Është e njëjta gjë me lodrat. Ajo pëlqen shumë të eksplorojë dhe të jetë e guximshme, dhe asnjëherë nuk ka një slogan të tillë në bluzat e vajzave. Ajo mendon se duhet të kenë veshje unisex, dhe se ajo duhet të jetë në gjendje të zgjedhë se çfarë të veshë.”
“Kur pashë se çfarë po bënte Daisy, u ndjeva me të vërtetë shumë krenare që ajo e njeh veten. Ajo ka shumë vetëbesim.
Një zëdhënës i Tescos ka thënë: Ne kemi një shumëllojshmëri të gjerë rrobash të përshtatshme për vajza dhe djem dhe gjithashtu dëgjojmë pikëpamjet e klientëve tanë kur shqyrtojmë gamën e rrobave tona. Ne do të donim të falënderonim Daisy-n për komentin e saj dhe mund ta sigurojmë atë se stile të reja do të mbërrijnë në dyqane së shpejti.”/A.A.
Shikoni klipin e plotë, që është parë mbi 600.000 herë, këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=9R1Pf7zFHFI