Të gjithë duan të shkojnë në Gjermani
20.000 vende pune në vit! Për njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor kjo tingëllon si një thirrje për t’u nisur për në “Tokën e Premtuar”. Sepse në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri mbrizotëron në shumë vende ideja se Gjermania është një vend ku mund të gjesh një jetë më të mirë.
Deutsche Ëelle shkruan se në Kosovë, prej nga kanë ardhur muajt e fundit shumica e refugjatëve nga Ballkani në Gjermani, njoftimi i ministres gjermane është kuptuar si një impuls pro-evropian.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka theksuar se në qoftë se Berlini e vë në jetë një ide të tillë, kjo do të ketë efektet pozitiv për kosovarët. “Kjo do të përfshijë mesazhin që ne i përkasim Evropës”, thotë Gërxhaliu. “Por do të ketë gjithashtu edhe një dimension ekonomik. Situata ekonomike në Kosovë nuk është e mirë dhe aty ka gjithnjë e më pak investime të huaja. Mundësia e punësimit në Gjermani do të jetë për shumë të rinj nga Kosova një dritëz shprese”, thotë Gërxhaliu.
Por profesorja e ekonomisë nga Maqedonia, Marija Zarezankova-Potevska, nuk e sheh kaq pozitivisht. Ajo paralajmëron pasoja negative të iniciativës së ministres Nahles.
Edhe pse migrimi i drejtpërdrejtë i punës do të thotë një relaksim afatshkurtër, sepse do të largohen edhe punëtorë të pakualifuar dhe të papunë, nga ana tjetër, kështu mund të ndryshojë edhe struktura demografike, “sepse vendet e Ballkanit nuk janë vende të mëdha”. Nëse i lejojmë njerëzit e shkolluar të largohen: duhet gjithashtu të jemi të vetëdijshëm se ata nuk do të kthehen përsëri.
Çdo vit vende pune për 20.000 vetë nga Ballkani Perëndimor është një vendim logjik, thotë Erol Mujanovic, ekspert i tregut të punës nga Bosnja dhe Hercegovina. Punëtorët nga Ballkani Perëndimor do të thotë “një fitim i plotë” për ekonominë gjermane, mendon Mujanovic.
Për vite të tëra vendet e Ballkanit vuajnë nga papunësia e lartë. Në deri në 50 për qind vlerësohet se është shkalla e papunësisë së të rinjve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kosova ende renditet ndër vendet më të varfra në Evropë dhe perspektivat për të rinjtë në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi janë gjithashtu të zymta.
Burimi: Deutsche Welle