7 fshatra të Tepelenës rrezikojnë të ngelin të izoluar nga shembja e urës së ndërtuar në kohën e Ali Pashës
Ura e Beçishtit e ndërtuar në kohën e Ali Pashës, që lidh qytetin e Tepelenës me të paktën 7 fshatra të krahinës kërcënohet sërish prej shembjes. Njëra prej këmbëve të vjetra të urës është çarë pas reshjeve të fundit.
Ekspertët lokalë mendojnë se një ndërhyrje restauruese është emergjente pasi përveç monumentit kërcënohet edhe jeta e kalimtarëve që e përshkojnë atë çdo ditë.
Përpara 2 vitesh fëmijët kacavirreshin në kavot anësore të saj për të shkuar në shkollë pasi gjithë dërrasat ishin të kalbura. Ishte ndihma e një grupi vullnetarësh holandezë të cilët mbështetën për ta shtruar me dërrasë të stazhonuar.
Por sot ura ka një problem tjetër edhe më të madh, çarja e bazamentit të këmbës që ndodhet nën goditjen e rrjedhës qëndrore të Vjosës.
/TopChannel