Fotot e fundit të kafshëve me pronarët e tyre si një mënyrë për të kapërcyer trishtimin e humbjes
Kristin Zabawa, 60 vjeç, fotografon kafshët shëpiake në prag të ndarjes nga jeta, me pronarët e tyre, për të shkrepur fotot që ajo i quan “Seanca Shpirtërore”.
Zabawa, ish- kujdestare e një kopështi zoologjik, tani fotografe thotë: “Unë e mendoj këtë si një mënyrë për të përkujtuar lidhjen një veçantë. Gjatë një seance fotosh ka lotë, por ka dhe të qeshura”.
Ajo fotografon në vendet që pronari dhe kafsha e tij e dashur kanë kaluar shpesh kohë bashkë dhe ndjehen më rehat, në park ose në shtëpitë e tyre.
“Shumë njerëz më thonë se ato që unë i quaj “Seanca Shpirtërore” janë më shumë se disa foto të shkrepura, ato janë një mënyrë për të kaluar pikëllimin e ndarjes që është afër”
Ajo thotë që dhe pse shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë këtë si ide, popullariteti i “Seancave Shpirtërore” të saj, është në rritje.
“Kur dikush kontakton me mua për të bërë një seancë fotosh, kjo do të thotë se ata e kanë kuptuar se kafsha e tyre është në ditët e fundit të jetës”.
Për fotografen Kristin një imazh i përsosur është ai i që pasqyron ndjenjat:
“Kur dikush më thotë se shpirti dhe personaliteti i kafshës së tyre po shkëlqen përmes imazheve, për mua kjo është e përsosur”.
Carol sheh në sy qenin e saj Harry
Një vajzë e re me macen e saj të sëmurë
Macja me emrin Dale po mer përkëdheljet e fundit përpara se të ndahet nga jeta
Fotot nuk janë vetem per qentë dhe macet- Një grua po kalon çastet e fundit me kalin e saj
Qeni Mago i shtrirë në bar teksa shijon momentet e fundit në shoqërinë e pronares së tij
Jan duke kaluar momentet e fundit me qenin e saj Joice
Pak muaj pas ndarjes nga jeta të qenit Joice, qeni tjetër i Jan u diagnostifikua me kancer
Dedee shijon momentet e fundit me macen e saj Mickey në shtëpi