Markat që janë edhe më të mëdha se Facebook
Një në shtatë njerëz në botë përdorin Facebook-un gjatë një dite, sipas të dhënave të medias sociale. Facebook thotë se ka 1.49 miliard përdorues aktivë gjatë një muaji, por gjithësesi ka disa marka që përdoren edhe më shumë se Facebook në një ditë.
Vendin e parë e mban marka e pastës së dhëmbëve Colgate. Sipas një studimi, 65% e popullsisë në botë përdor këtë markë gjatë një dite. Epo një lajm i mirë për dentistët.
Një lajm më pak i mirë për dentistët është se Coca Cola zë vendin e dytë me mbi 1.9 miliard artikuj të konsumuar në një ditë.
Kundërshtari tjetër i Facebook, vjen po nga sfera dixhitale. Windows ka deklaruar se ka 1.5 miliard njerëz që përdorin variante të ndryshme të software.
Por nëse llogarisim vetëm mediat sociale, atëherë padiskutim që Facebook do të zinte vendin e parë. E vetmja faqe që vjen afër shifrave të Facebook, është YouTube, me 1 miliard përdorues aktiv gjatë një muaji. /The Guardian