Qeveria maqedonase planifikon të bllokojë rrjetet Facebook, Twitter, Youtube
Sipas javores “Fokus”, Qeveria e Maqedonisë po planifikon të bllokojë funksionimin e rrjeteve sociale botërore të internetit Youtube, Facebook, Twitter, etj.
Protestat e fundit si dhe publikimi i përgjimeve të qeverisë i ka “frikësuar” pushtetarët maqedonas. Qeveria po mendon që të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave preventive kundër “tentimit për grusht shteti”, siç e quajnë ata publikimin e audio incizimeve nga ana e opozitës.
Sipas javores “Fokus”, përvec bllokimit të rrjeteve sociale, qeveria po planifikon të ndalojë protetsat dhe do të kryej një sërë arrestimesh.
Gjatë ditës së djeshme i shqetësuar për situatën në Maqedoni ka qenë edhe Richard Houit, i cili e paralajëmroi ministren e punëve të brendshme, e cila planifikon të arrestojë liderin e opozitës.
Gjithashtu siç shkruajnë disa media, SHBA si masë preventive mund të bllokojë llogaritë bankare, vizat dhe pronat për politikanë, funksionarë, gjykatës dhe gazetarë nga Maqedonia.
/INA