Tkurret Shqipëria, pakësohen njerëzit dhe territori!
Një shtet nuk mund të funksionojë pa burimet njerëzore dhe pa territor. Por vitet e fundit të paktën për Shqipërinë këto dy burime jetike po tkurren me shpejtësi. Nga të dhënat e fundit mësohet se 20% e sipërfaqes së vendit është dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet, ndërsa në dekadën e fundit, popullsia e tkurr me 11%. Mosha mesatare e popullsisë në 10 vitet e fundit është rritur ndjeshëm me 5 vjet, dhe pritet qw tw rritet gjithmonw e mw shumw. Nga 35 vjeç aktualisht pritet të arrijë në 41,7 vjeç në vitin 2031.
Në vend që politika të alarmohet për këto ndodhi, ka zgjedhur të bëjë indiferenten. Ka një arsye të qëllimshme në këtë mes, pasi emigracioni është pjesa më e dukshme e dështimit të politikës në këto vite. Fenomeni është lënë në heshtje i patrajtuar dhe pa mjete parandalimi. Vetëm gjatë vitit që shkoi, janë larguar nga vendi 46 mijë persona, raportoi INSTAT.
Por kwto largime janw shwnjw e keqe pwr tw ardhmen. Në vitin 2024, forca e re e punës do të jetë e barabartë me numrin e atyre që do të dalin në pension, çka do të thotë se, në kushtet ideale ku nuk do të ketë asnjë të papunë, pas 10 vitesh pensionistët nuk ka kush t’i zëvendësojë. Parashikimet tregojnë se, emigracioni sistematik do të vijojë deri në vitin 2031 dhe përveç qarqeve të Tiranës, Vlorës dhe Durrësit, të tjerat do të shpopullohen edhe me 40%.
Në Shqipëri, hemorragjia e largimeve nga vendi ka hyrë në vitin e 25të dhe bilanci mbetet thellësisht negativ dhe kjo dukuri do të zgjasë edhe për të paktën 16 vite. Ekspertët pohojnë se, daljet do të jenë të larta, për sa kohë që niveli i jetesës në Shqipëri do të jetë më i ulët se i fqinjëve. Me këtë ecuri, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Moldavisë për nivelin e lartë të emigracionit. Të dyja vendet renditen të parat për nivelin e varësisë në Europë.
Lindshmëria e ulët dhe emigrimi i vazhdueshëm në të ardhmen janë përcaktuar si shkaqet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë. Numri i fëmijëve do të vazhdojë të bjerë me një të katërtën dhe numri i të moshuarve do të rritet me katër të pestat deri në vitin 2031. Kjo do të çojë drejt plakjes së avancuar të popullsisë, me më shumë varësi të të moshuarve në krahasim me fëmijët.
/Gazeta Tema