AMA shtyn procesin e dixhitalizimit në Tiranë “për një kohë të shkurtër”
Autoriteti i Mediave Audoiovizive ka shtyrë sërish afatin për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, i parashikuar në 30 qershor 2017.
Sipas AMA shkak për shtyrjen “në një kohë të shkurtër” është sasia e pamjaftueshme në treg e dekoderave tokësorë që mundësojnë marrjen e sinjalit dixhital, krahasuar me numrin e lartë të banorëve në këto qarqe.
AMA ende nuk ka vendosur një afat zyrtar. “Me plotësimin e kushteve të domosdoshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të digjitalizimit, AMA do të njoftojë zyrtarisht për afatin e mbylljeve të transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në Berat nga 3 korriku do të fillojë procesi i dixhitalizimit dhe një muaj më vonë transmetimet analoge do të mbyllen.
Njoftimi mbyllet me një thirrje për qytetarët e Beratit që e marrin sinjalin në mënyrë analoge (me antenë), të cilët duhet të pajisen me dekodera DVB-T2, pasi në të kundërt nuk do të mund të shohin transmetime televizive.
/l.k./

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.