Analizat e ujit të ndotur në Durrës, AKM: Gjendja alarmante, të evitohet kontakti me ujin
Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar sot rezultatet e ndotjes në bregdetin e Durrësit nga shkarkimi i karburantëve.
Laboratori i AKM, vlerësoi se mostrat e marra në 2 pika të ndryshme të vijës së ndotur bregdetare në Durrës, rezultojnë të jenë shumë të ndotura.
Ndotja nga produketet e naftës është tej normave të lejuara, duke marrë parasysh faktin se në ujërat banjatore nuk duhet të ketë prezencë të produkteve të naftës.
Drejtori i Përgjithshëm i AKM, Julian Beqiri thekson se ndotja ëështë shumë e lartë, çka e bën gjendjen alarmante për qytetarët dhe mjedisin. Ai shton se ndalohet kategorikisht kontakti me ujin, apo larja në det e qytetarëve.
REZULTATET E ANALIZAVE
AKM njofton se do të kryejë analiza të përsëritura dhe do të njoftojë qytetarët në momentin që zona do të konsiderohet e parrezikshme. Deri në këtë njoftim ritheksojmë se qytetarët duhet të tregojnëkujdes për shëndetin e tyre dhe të evitojnë cdo kontakt të mundshëm me zonën e prekur nga ndotja.
/l.k./