Çmimi i biletës së transportit urban, nuk do të ndryshojë!
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk është kërkuar rritje e çmimit të biletës, nga 30 lek që është çmimi aktual. Në draft Bashkia ngre disa problematika për të cilat duhet të marrë masë Qeveria në mënyrë që të mos rëndohen xhepat e qytetarëve.
Pritet të ketë subvencionim të kategorive që udhëtojnë falas, si dhe te ulet akciza e karburantit për operatorët e transportit urban.
Në një njoftim për shtyp Bashkia e Tiranës shprehet se “duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e taksave dhe çmimeve nuk mund të ngarkojë qytetarët me kosto shtesë të cilat do të ndikonin drejtpërdre jt në përkeqësi min e cilësisë së jetës së tyre”.
Gjithashtu Bashkia e Tiranës thotë se duke njohur dhe vlerësuar vështirësit ë e operatorëve të transportit publik qytetës, për sa i përket rritjes së kostove për njësishërbimi, zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet në bazë të ligjit, “Për transportet rrugore”, të cilat janë kompetencë e Qeverisë.
/BalkanWeb