Ditën e djeshmë u mbyll procesi zgjedhor në të gjtiha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe sipas rezultateve paraprake zgjedhore, përbërja e Parlamentit evropian gjatë 5-vjeçarit të ardhshëm do të jetë shumë më e ndryshme dhee diversifikuar sesa parlamenti aktual.
Surprizat e zgjedhjeve janë dy grupime të mëdha, partitëeuro-skeptike dhe të ekstremit të jathtë të cilët kanë forcuar pozitat e tyre ndjeshëm dhe në shtëtë të mëdha si Franca kanë dalë forcë e parë dhe njëkohësisht grupimi i të gjelbërve të cilët gjithashtu shënuan një rritje ndjeshëm, duke u kthyer në forcën e dytë politike në Gjermani.

Grupimi më i madh partiak në Parlament mbetet ai i Partive Popullore Evropiane (PPE) me 173 deputetë të parashikuar, të ndjekur nga grupimi social demokrat (S&D) me 147 deputetë, qendra liberale e cila gjithashtu ka forcuar pozitat e saj me 102 deputetë dhe grupimi i gjelbër me 71 deputetë. Partitë e ekstremit të djathtë nuk kanë ende një koalicion të mirëpërcaktuar dhe grupim parlamentar, por grupimim më i madh i tyre EFDD ka arritur të fitojë rreth 56 vende në parlament.
Pas deklarimit përfundimtar të rezultateve, pritet të nisin diskutimet për krijimin e koalicioneve. Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, liberalët, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale. Ata njëkohësisht kërkojnë një reforimim të unionit, duke sjellë dhe një ndryshim të kursit të Brukselit.
Një tjetër lajm pozitiv është pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve evropianë në zgjedhje. Në të gjithë unionin pjesëmarrja shënon rreth 51%, shifrën më të madhe në 20 vitet e fundit. Në Gjermani, shteti me numrin më të lartë të përfaqësuesve në Parlament, pjesëmarrja në zgjedhje kapi shifrën e 61.5% të votuesve. Pjesëmarrje të lartë pati dhe në Greqi, ku rreth 60% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje dhe ku sipas rezultateve qendra e djathtë ka fituar ndjeshëm mbi partinë në pushtet të kryeministrit Tsipras. Në Itali pjesëmarrja kapi shifrën e 57.2% dhe forcat populiste pritet të shpallen si forcë e parë politike, ndërkohë që në Spanjë fitoi ndjeshëm partia e majtë e kryeministrit aktual Pedro Sanchez.
Diskutime priten të mbahen dhe në javët në vijim për të zgjedhur emrin e kryetarit apo kryetares së re të Komisionit Evropian, emrat e komisionerëve dhe udhëheqësit të politikës së jashtme, të cilët do të jenë dhe zërat kryesorë në vendimmarrje përsa i përket integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
Artikuj të rekomanduar
- Bashkimi Evropian përgatitet për zgjedhje
- Parlamenti evropian dhe rëndësia e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut
- Presidenti francez Macron u bën thirrje qytetarëve të Evropës